Njomza Beqiri, spikologe : Prindërit janë heronjtë e vërtetë, kurse shoqëria duhet ti mbështet ato

Njomza Beqiri, psikologe : Prindërit janë heronjtë e vërtetë, kurse shoqëria duhet ti mbështet ato

Më përqafo’- Të thash më përqafo ,e din pse?-të ta them ,edhe pse ndoshta nuk do të mundem në mënyrë perfekte,ashtu sic do e kishte shprehur ndokush tjetër.Të thash më përqafo ,sepse unë jam më ndryshe nga ti dhe kam shumë nevojë për përqafimin tënd dhe mos diskriminimin tënd ndaj meje sepse edhe unë jam si ti ‘’njeri’’ por ndoshta me shkronja të vogla..

Të thash më përqafo ,por nuk di në cfarë mënyre,me shenja, mimika apo në cfarë gjuhe,nuk e di më beso. Unë mbrenda shpirtit tim e ndjej kuptimin e këtij termi ‘’përqafim’’-mirpo frikësohem se vallë ti a do të më kuptosh se cfarë unë dua të them me atë forcë që kam, sepse kur thoja se jam ndryshe se ti dhe ndokush tjetër, pikërisht për këtë e kisha fjalën, jam i kushtëzuar në aftësitë e mia mirpo nuk e bëjë me qëllim,ashtu vendosi natyra të jem. Mirpo unë e di, se nëse ti do të më kuptosh, ti do ta arrish, sepse unë jam i kushtëzuar kurse ti jo, thotë Njomza Beqiri, psikologe. Të qenurit prindë është sinonim i durimit, është ndjenja më e pa përshkruar, më e bukur që jeta do ta dhuronte. Sipas, saj Megjithatë, këtë lumturi nuk mund ta përshkruaj ndokush që nuk e ka provuar. Që nga ai moment që bëhesh prindë, fëmija është dhurata më kuptimplotë ,është primati i tyre! Kur ti merr në duar fëmijen tënd është po ai moment kur lotët të rreshkasin nga gëzimi, pa ndalur..Por jeta ka edhe medaljen tjetër, ajo përvec gëzimit ka edhe brengat,ka mjaltën ka edhe helmin, ka kufizimet, mirpo kufizimi më i madh është jo dashuria, gjërat e ëmbëla të jetës mos ikërkoni vetëm për njerëzit tipik por edhe për ato jo tipik,ndryshe! Si të ecësh, flasësh, duash, mësoje prej njerëzve ndryshe, ata janë më të pastër,më fisnik. Në botë egzistojnë edhe njerëz pak më ndryshe se ti ,unë ,tjetri. Bota është po e njejta botë për të gjithë, por në syrin e tyre është pak më ndryshe, mësoje edhe ti botën e tyre, sepse ato nuk e zgjodhën atë, por bota i zgjodhi ato. Të jesh prindë i një fëmije ndryshe,është një nga detyrimet më të rënda.Ato prindë do ti quaja Heronjë, sepse kanë mbi supe- barën ,misionin, sfidën, qëllimin më të vështirë të jetës ! Çfarë mund të bëjm ne si qytetarë? –Duhet ti pranojmë ata fëmijë në shoqëri, të mos I dallojmë nga tjerët dhe mbi të gjitha, të dhurojm shumë dashuri… Do të isha ndalur tek një pikë e rëndësishme e jetës time,e cila më ka bërë të mendoj ,veprojë, jetojë ndryshe. Tash e një kohë jam pjesë e Shoqatës së Psikologëve Shqiptarë të Maqedonisë, në krye me psikoterapeutin Migjen Amzai. Në këtë vend,unë kam parë dhe marrë shumë njohuri por edhe jam përballur me shumë prindë, në sytë e tyre shihet qartaz, shqetësimi, pikëllimi ,zhgënjimi, Ato po ndjejn dicka, po përballen me diçka ndryshe dhe shpesh ndodh që nuk e din se me çka! Egzistojnë raste që fëmija është duke u rritur në mënyrë normale mirpo nëna mendon se dicka nuk po ecën ashtu sic duhet! Për ti kuptuar mungesat dhe specifikat gjatë fëmijërisë së hershme është e nevojshme të njihen ligjet e zhvillimit të fëmijës normal, thotë Njomza Beqiri, psikologe. Kam shqetësime mbi ecurin e zhvillimit e fëmijës,cfar mund të bëjë? Kërkim në internet - (aritkuj, punime, video, manuale) Psikologjia e zhvillimit (libër ) -zhvillimin biologjik,fizik,kognitiv,social,emocional etj Pediatër, Psikolog, Defektolog, Neurolog etj. Foshnjëria- përfshin periudhën prej lindjes gjerë në moshën 2 vjecare. Në këtë periudhë ndodhin ndryshime të mëdha fizike dhe psikike. Studimet tregojnë se në 3 vitet e para të jetës,truri I fëmijes rritet dhe zhvillohet më shumë se në cdo moment të jetës.Në këtë periudhë krijohen modelet e para të të menduarit dhe të përgjigjeve të vetëdijshme. 0-3 muaj-Të kuptuarit, reagon ndaj botës së jashtme me buzëqeshje, formon kontaktin me sy, fillon të ndërveprojë, qesh,qan etj 3-8 muaj-lokalizimi I zërit, janë pjesëmarës në lojën aktive me prindërit, përshpëritje etj 12 muaj- atashimi –shfaq emocione pozitive për prindin ose kujdestarin dhe shfaq frikë nga të panjohurit, ndjek komanda të thjeshta, përgjigjet në emër, me anë të gjesteve tregon se çfar dëshiron. 18 muaj- eksploron në mënyrë aktive mjedisin, fjali me dy fjalë(baba,nëna),mer një objekt të kërkuar etj 24 muaj- fjali me shumë fjalë, prek pjesë të trupit, përgjigjet me po se jo. 30 muaj - bëhet I vetëdijshëm për gjinin,dhe qartë e dallon vetën nga fëmijët e tjerë, ndjek të paktën dy komanda. 36 muaj-identifikon objekte, kupton fjali të gjata, të folurit deri në 700 fjalë, përdorë fjali me 3 4 fjalë,pyet shumë. Fëmijët ndryshojnë prej njëri – tjetrit nga kapacitetet,aftësitë, interesat, dëshirat, stilet e të nxënit, nga zhvillimi intelektual, emocional dhe ai fizik. Faktorët që ndikojn në cregullimin e ndonjë funksioni të fëmijës- 1.Faktori gjenetik 2.Faktori biokimik 3 Temperamenti 4.Vaksinat,ushqimi ( supozohet) 5 Periudha prenetale (gjatë shtatzanisë) Kemi shumë lloje të cregullimeve të zhvillimit- Çregullime të sjelljes Çregullime të të folurit Çregullime të vëmendjes dhe hiperaktivitetit Cregullime të tretjes Cregullimet e të nxënit Psikoza. Një ndër to është autizmi ,ku tashmë janë të informuar njerëzit dhe për cdo vështirsi që hasin tek fëmijëa asocojnë së është I prekur nga autizmi. Nëse I posedon disa nga simptomat që do ti cekim më poshtë nuk dmth se është I prekur nga autizmi, mirpo sapo të vërejm ndonjë prej tyre duhet të konsultohemi me personat adekuad për të marr informacionet e duhura. Simptomat e autizmit ASD (AUTIZMIT) Nuk të sheh në sy Lëvizje të përsëritura,të pa kontrolluara Pengesa në komunikim Nuk shpreh emocione Nuk ka sens frike Nuk di të luaj Nuk të përgjigjet kur e thëret Nuk bënë zhurmë për vëmendje. Sipas te dhënave të organizatave jo qeveritare ,1 nga 70 fëmijë mesatarisht në botë kanë probleme në spektrin autik. Statistikat ndërkombëtare tregojnë se autizmi prek më shumë djemtë sesa vajzat, në një raport rreth 4 me 1. Disa persona me autizëm mund të arrijnë në një stad, që të bëjnë një jetë pavarur, ndërsa të tjerë kanë nevojë për mbështetje gjatë gjithë jetës Nga hulumtimet kuptojmë se vështirësit paraqiten si pasoj e cregullimit të funksionimit të SNQ thotë Njomza Beqiri, psikologe. Kur prindërit fillojn të shqetësohen ,ata fillojn të interesohen, konsultohen dhe këtu lind një problem parësor ato:shokohen, zhgënjehen ,izolohen, ndjehen bosh, ndjehen fajtor. Kjo con në humbje të kohës për trajtimin e fëmijës ,deri sa të pranohet realiteti. Kemi edhe prinder të cilët e pranojn më shpejt të vërtetën dhe aktivizohen për ti ndihmuar fëmijës,të përparoj në zhvillimin motorik ,emotiv,aftësive,intektual. Prindërit duhet të jenë të kujdesshëm kur kërkojnë në internet informacion në lidhje me autizmin,thotë Adesman.Prindërit mund dhe duhet të vetë-edukohen por ata duhet të flasin edhe me pediatrin. Shenjat e para të zhvillimit jo tipik-munges interaksioni,nuk interesohen për botën e jashtme, nuk reagon, nuk ka socializim ,nuk ecen stabil, auto ose heteroagresiv, lëvizin duart shumë,r radhisin gjëra etj. Fëmija tipik I njeh familjaret, veten –një fëmij jo tipik nuk I njeh Fëmija jo tipik është kaotik, emocionet I ndëron shumë shpejt. Që në 6 muaj ,nëna I vëren disa shenja, fëmija nuk e shikon nënën dhe nuk buzëqeshë. NDËRHYRJA E HERSHME ËSHTË CELSI THOTË-JONES Identifikimi I hershëm I cregullimeve të zhvillimit- shumë probleme të zhvillimit mund të trajtohen me sukses nëse zbulohen herët dhe intervenohet shpejtë. Ekipi multidisplinar që përbëhet nga- neurologu, psikologu, defektologu,psikiatri,logopedi etj ,pas një procesi të plotë vlerësimi, konstaton se cfar vështirësie ka fëmija, e nxjerin diagnozën dhe vendosin për programin adekuad për punë me atë fëmijë. Nëse dyshoni për ekzistencën e ndonjë problemi tek fëmija ytë, shenja të problemeve emocionale, probleme mendore, abuzime seksuale menjëherë duhet të intervenoni për të arritur në një zgjidhje fleksibile të problemit. Intervenimi I hershëm ndjeshëm e ulë vështirësin. Teknologjia- fëmija-‘’autizmi’’- Problematika e cila ditëve të fundit po bëhet edhe më aktuale ,është një lloj ‘’autizmi’’ që ndodh nga mos kujdesja e duhur nga ana e familjarve mbi kohëzgjatjen e qëndrimit të fëmijës përpara televizorit, celularit, kompjuterit. Nga jeta dinamike të cilën e jetojm,nga mungesa e kohës ,nga stresi I përditshëm ,shpesh ndjemi të lodhur për tu kujdesur vazhdimishtë për fëmijën dhe kështu gjejm një zgjedhje më të shpejt ,ia japin telefonin dhe ne jemi të lirë ose ia ndezim televizorin fëmijës dhe ne jemi përseri më të lirë. Doja të citoj mbi këtë temë,sepse tani më kemi shumë raste të këtij ‘’autizm’’ në shoqatën tonë. Fëmijë që jetojn në botën virtuale,që flasin anglisht, që nuk komunkojn me askënd ,që nuk të vërejn ty ,por vetëm atë,telëfonin,ipadin. Kur një fëmijë në fazën e zhvillimit të të folurit ,në vend që të këtë afër familjar dhe të komunikojë, ai para ka një telefon,një ipad. Pasojat që ka një fëmijë që komunikon me ipad- Dëmtim I trurit, Cregullime mendore, Stagnon komunikimi, Nuk përjeton ngrohtësi Nuk formon kontakt sy me sy, Ekolali, Nuk ka interaksion me njerëzit, Agresivitet, Ekspozim ndaj dhunës, Izolim social, Dëmtojn boshtin kurizor, Obez, Probleme me të shikuarit Një studim i kryer nga Shoqëria Kanadeze e Pediatrisë dhe Akademisë Amerikane të Pediatrisë, ka arritur në konkluzion se fëmijët nuk duhet të kenë kontakte me pajisjet e teknologjisë. Studimi tregon ndikimin që teknologjia ka për çdo grupmoshë. Fëmijët nën 2 vjeç kurrë nuk duhet të përdorin sende të tilla, fëmijët e moshës 3-5 vjeç duhet ti përdorin ato për 1 orë në ditë, ndërsa ata 6-18 vjeç duhet të përdorin pajisje teknologjike 2 orë në ditë. Prindër ,ndani kohën për fëmijën tani në vitet e para të jetës ,ndihmoni në zhvillimin e gjuhës së tyre,komunikoni me ta,dhuroni emocione, dashuri, se sa të kaloni gjithë jetën duke u munduar që të flaës fëmija juaj , të ndjej e të ju njoh juve! Fëmijët nuk duhet të qëndrojnë përpara kompjuterit me orë, sepse sytë e fëmijëve deri në moshën 10 vjec nuk janë formuar.-thotë një okuliste. Rekomandohet vetëm 30 min që të mund të qëndrojn përpara televizorit (4-6 vjec) Në shoqatën tonë ia vlen të theksoj një nga rastet specifike,I cili pati progres të lartë ,fal terapisë që kemi përdorur.Një fëmijë 4 vjec, me simptoma të theksuara të autizmit (dyshimet) mirpo u diagnostifikua me cregullim të sjelljes dhe të të folurit. Tek ai mbizotronte sjellja problem dhe vështrisi në formulimin e fjalive dhe artikulimin e fjalëve Fëmija që kur kishte pasur 2 vjet,ka qenë I ekspozuar shumë përpara celularit, ishte thuajse e pa mundur puna me të, protestonte më të qara,me përplasje sepse ishte mësuar askush mos ia prish rehatin. Duke aplikuar programin ,që u bë posaqerishtë për të, dhe nga puna intensive nga ana e stafit, pas 2 muajsh , sjellja e tij u ulë ndjeshëm. Filloi të dëshirojë të punojë, të përmirsoj të folurit. Ematia dhe dashuria janë shumë të rëndësishme për fëmijën ,po aq sa edhe puna e vazhdueshme. Prindër kaloni kohë më fëmijët, luani me ato, flisni me ato dhe limitoni kohën që fëmijët kalojnë përpara celularit apo televizorit. Modeli ka një ndikim shumë të madhë në zhvillimin e fëmijës.Nëse ju rrini gjatë gjithë kohës në celular, atëher edhe fëmija do ta bëjë të njejtën gjë. Mos prisni që fëmija juaj të zhvillohet mirë nëse ju nuk kontriboni. Mos e njofto fëmijën me pajisjet teknologjike por me kohën tënde ,komuniko me fëmijën me familjarët tu në prani të fëmijës. Hulumtuesit thonë se zhvillimi I trurit mund të preket seriozisht në rastet ekstreme të neglizhencës ose mungesës së vëmendjes. Foshnjat kanë zhvillim më të mirë të trurit kur prindërit iu dhurojnë më shumë dashuri dhe iu kushtojnë më shumë vëmendje, thotw Njomza Beqiri psikologe.

Please publish modules in offcanvas position.