Shërbimi Cilësor Dhe Pajisjet E Sofistikuara E Bëjnë Të Veçantë Klinikën “Dendia”

Shërbimi Cilësor Dhe Pajisjet E Sofistikuara E Bëjnë Të Veçantë Klinikën “Dendia”

Dashurinë ndaj profesionit tim e kam trashëguar nga babai

Dijana Tusha-Sulejmani, e lindur në Gostivar, ku edhe e ka kryer shkollimin fillor dhe atë të mesme. Në vitin 1996, diplomoi në drejtimin e Stomatologjisë në Universitetin e Zagrebit.. Ajo, fillimisht ka qenë e punësuar në Klinikën Dentare “Dendia Estetika”, në Gostivar, ku punoi 5 vjet përkrah mentorit respektivisht babait të vet Dr. Selman Tusha, i cili ishte njëri prej themeluesve të kësaj Klinike Dentare. Klinikë kjo e cila ka qenë e para private në Gostivar. Më pas pra nga viti 2001 karrierën e vazhdoi në Klinikën Dentare “Dendia’’ në Tetovë ku gjendet edhe sot e kësaj dite.

Por pse zgjodhi rrugën e të atit të bëhet stomatologe?

Jam rritur në një ambient familjar ku humaniteti dhe dëshira për të ndihmuar njerëzit e sëmurë ka qenë temë e përditshme e jetës sonë thotë ajo. Dashurinë ndaj profesionit tim e kam trashëguar nga babai im, tashmë i ndjerë, i cili ka qenë një ndër stomatologët e parë shqiptar në Maqedoni. Ai ishte prijësi, mentori dhe udhërrëfyesi im në fushën e stomatologjisë. Falënderimi i qoftë Zotit, shpirtit të palodhshëm të babait tim dhe përkrahjes morale nga nëna ime të cilët më dhuruan kënaqësinë dhe lumturinë e ditës së sotme.

Ju punoni një punë me agjendë të ngarkuar, sa ndikon kjo në jetën tuaj familjare?

Të vishni mantelin e bardhe dhe të punoni në fushën e stomatologjisë do të thotë një angazhim i jashtëzakonshëm në tejkalimin e sfidave që i ofron ajo. Por, doemos duhet gjetur kohe edhe për aspektin familjar sepse është vendi ku e gjej strehimin dhe kënaqësinë pas ditës së lodhshme nga puna. Posaçërisht kur kam të bej me vajzat e mija të cilat janë të shkëlqyera dhe inspirimi im parësor.

Nëse mund të na rrëfeni për klinikën tuaj?

Dendia 2029dMe një mars te këtij viti ne e festuam pesëmbëdhjetë vjetorin e themelimit të Klinikës dentare “Dendia”. Misioni i saj është që t’i përgjigjet kërkesave dhe standardeve të larta, kjo sa i përket restaurimit të plote funksional dhe restaurimit të plotë estetik të dhëmbëve gjithmonë duke përdorur metoda të sofistikuara dhe metoda të padhembshme gjate punës. E gjithë kjo po rezulton me kënaqësinë e pacientëve gjë e cila në fund është edhe kënaqësia jonë. Kjo klinikë ofron pothuajse të gjithë shërbimet stomatologjike , duke filluar nga shërimi i dhëmbëve dhe i kanalit të dhëmbit, mbushjeve, kurorave , urave dhe faseteve të porcelanit , cirkoneve, protezave parciale dhe totale, si dhe zbardhjen profesionale të dhëmbëve. Gjithashtu, kjo klinikë ofron edhe shërbime orale-kirurgjike dhe shërbime ne fushën e ortopedisë së dhëmbëve dhe nofullave në bashkëpunim me specialistë të njohur të kësaj fushe. Në gjithë këtë punë kontribut të madh japin edhe bashkëshorti im Dr. Bujar Sulejmani dhe asistentja Sebil Osmani.

Cilat sëmundje janë më të shpeshta tek popullata jonë?

Në vend të parë është kariesi ose sëmundja e materies së fortë të dhëmbit dhe jo rrallë herë edhe me komplikime të sëmundjes së palcës të dhëmbit. Në vend të dytë dominojnë sëmundjet e indit mbështetës dhe mishrave të dhëmbit të cilët rezultojnë me humbjen e dhëmbëve. Po ashtu kemi edhe sëmundjen e mukozës së gojës që zakonisht kanë karakter sezonal, por ndonjëherë mund të jenë edhe shenjë e ndonjë sëmundjeje sistematike.

Çfarë është sëmundja Peridontale?

Periodonciomi, është një organ kompleks i përbërë nga gingiva, ligamenti periodontal, cementit ,kocka alveolare dhe tufat neuro-vaskulare. Sëmundjet periodontale ndahen ne dy grupe: Gingivite ( ndezje e mishrave të dhëmbëve) dhe periodontite ( ndezje e aparatit mbështetës të dhëmbit ). Në paraqitjen e këtyre sëmundjeve ndikojnë faktorë lokalë dhe ato të përgjithshëm. Faktorët lokal janë depozitimet e buta qe formohen gjatë procesit të ushqimit. Nëse këto nuk pastrohen me brushë dhe pastë të dhëmbëve, pas një kohe ato kalcifikohen dhe formojnë depozitimet e forta ose guri i dhëmbit. Këto depozitime janë të kolonizuara me baktere të cilët i lëshojnë helmet e tyre në ambientin përreth, duke shkaktuar ndezjen e mishrave dhe aparatit mbështetës të dhëmbëve.

Kurse prej faktorëve të përgjithshëm ndikim kanë mosha, gjinia, gjenetika,shtatzënia, stresi, dietat e ndryshme, mbipesha dhe sëmundjet imune-deficitare.

Cilët janë indikatorët në sëmundjet e ndryshme të mishit të dhëmbëve?

Simptomat klinike të periodontiteve janë gjakosja spontane e mishrave të dhëmbëve , dhimbja, temperatura lokale, e njëjta dhe ngjyra e kuqe e tyre. Në vend të parë janë personat e moshuar për shkak të dobësimit të aparatit mbështetës të dhëmbëve, meshkujt preken më shume se femrat, personat me histori familjare ( gjenetika), shtatzënat si dhe personat me sëmundje kardiovaskulare dhe diabeti.

Cila është metoda e të shëruarit nga sëmundjet e mishit të dhëmbëve?

Sugjerimi im është higjiena e përsosur e dhëmbëve e cila mund të arrihet me larjen e dhëmbëve me brushe dhe paste te dhëmbëve çdo here pas ushqimit, si dhe përdorimi i perit ose mëndafshit dental. Po ashtu rekomandohet edhe përdorimi i lëngjeve antiseptike.

Çfarë është Gummy Smile?

“Gummy smile” paraqet një gjendje të jashtëzakonshme të buzëqeshjes në të cilën kemi proporcion jo impakt më mes dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbëve. Gjatë buzëqeshjes, duken më shumë se 4 mm prej mishit të dhëmbit. Kjo gjë shkakton kompleks te personi dhe paraqet një zinxhir që përbëhet prej estetikës së dobët, buzëqeshjes së hidhur dhe pikëllimit nga situata jo e këndshme.

Kur buzëqeshni mishi i dhëmbëve duket më shumë se sa duhet. Çfarë duhet të bëjmë ?

Ekzistojnë disa mënyra për korrigjimin e “Gummy smile”, në varshmëri se nga cilat shkaqe konkrete është manifestuar e njëjta. Shkaqet kryesore qëndrojnë tek madhësia e buzëve, madhësia e dhëmbëve,forma e mishrave dhe struktura e nofullës së sipërme. Pra, ose bëhet korrigjimi i buzëve më mbushje me botoks, gingivektomia (prerja e mishrave) në kombinim me kurora estetike zirkonium dhe veprime operative korrektuese në nofullën e sipërme. Higjiena e zgavrës së gojës; Larja e rregullt e dhëmbëve pas ushqimit; vizita tek stomatologu çdo gjashte muaj dhe ushqimi i shëndetshëm janë kushtet të cilat duhet t’i plotësojë çdo klient.

Please publish modules in offcanvas position.