Previous Next

Programet Verore Janë Shumë Të Dobishme Për Nxënësit

Fëmijët e arsimtares Gylseren, një ndër nxënësit më të dalluar në kolegjin Jahja Kemal.

Biograia - Gylser Rexhepi e lindur në vitin 1971, shkollën fillore e ka kryer në Tetovë , të mesmen në në gjimnazin “Kiril Pejqinoviq”. Pasi kreu gjimnazin ajo bën një pauzë dy vjeçare. Arsimtarja Gylser gjatë kësaj kohe ka marr pjesë nëpër aktivitete dhe projekte të ndryshme. Arti gjithmonë ka qenë një pasion i veçantë për të. Ka pasur pasion edhe për qëndisje. Qëndisja për të ka qenë një vlerësim për ta mësuar peshën e punës së dorës dhe arsimit.

Mirëpo ajo gjithmonë ka dëshiruar që të jetë në komunikim me njerëzit, dhe pas dy viteve vazhdon studimet. Pasi e mbaroi shkollën e lartë punësohet në shkollën fillore të fshatit Dobrosht, ku akoma është në detyrë.

Gylser Rexhepi, aktualisht është arsimtare në fshatin Dobrosht të Tetovës, e cila mundohet që nxënësve të saj tu ofroj një arsim cilësor. Momentalisht është kujdestare e një klase e përbërë prej 17 nxënësve, mirëpo arsimtarja e shpalos edhe një realitet tjetër mjaft shqetësues, dhe kjo ka të bëjë me zvogëlimin e numrit të nxënësve. Sipas saj numri i nxënësve është duke u zvogëluar për shkak të migrimit. “Jeta e fshatit këtu është shumë e mirë dhe nuk kanë dallim kushtet e shkollës këtu ne fshat me ato të qyteteve. Kolegët që janë më të ri po hulumtojnë metoda se si t’i motivojnë nxënësit për të mësuar më shumë, tha ajo. Sipas arsimtares Gylser, fëmijët duhet të lexojnë libra dhe të bëjnë aktivitete të ndryshme të përbashkëta edhe gjatë pushimeve verore. Kjo është pozitive për avancimin individual të nxënësit.

Pas një periudhe pushimi Ju vendoset që të vazhdoni studimet për pedagoge. Pse zgjodhët arsimin?

Kisha një jetë socialë të mirë edhe gjatë shkollimit. Merrja pjesë në gara të ndryshme. Pikturimin e kisha pasion. Me që vija nga një familje artistësh interesohesha për të gjitha zhanret e artit. Kur e ndalova shkollimin vendosa të merrem me punë dore. Kjo periudhë ndoshta ishte një mësim më vete që ta kuptoj se sa e rëndësishme është arsimimi. Arrita ta vlerësoj veten time se në cilën degë mund të shkathtësohem. Me që i doja shumë fëmijët, vendosa që të bëhem arsimtare. Nuk shpresoja se do t'i mbaroj studimet, por më në fund me sukses i përfundova. Njeriu nëse është i vendosur gjithçka mund ta realizoj. Nuk ka lidhje a do të pushosh 2 vite apo 10 vite, nëse posedoni vullnet mund t'i vazhdoni studimet kur të dëshironi. Universitetin e mbarova në kohë dhe me këtë u bëra shembull i mirë në familje. Ato gjithmonë krenoheshin me mua.

A është vështirë për Ju të jeni me detyrë në fshatin Dobrosht?

Pas diplomimit u fejova dhe fillova të jap mësim në fshatin Dobrosht. Kisha frikë të jetoj në fshat. Mirëpo këtu banorët e fshatit më dolën zot. Më respektonin mua si një femër e shkolluar. Ishte e vështirë për të jetuar në fshat, por unë në këtë fshatë e gjeta veten. Kisha raporte të mira me banorët e fshatit. Arsimtarja ime e parë Nadire Arifi kontribuoi shumë dhe më ndihmoi në vitet e para në shkollën ku isha me detyrë. Për gjithçka kërkoja ndihmë nga ajo. Mirëpo unë gjithashtu kisha bashkëpunim të mirë edhe me arsimtarët e tjerë. Fillimisht kisha përshtypje negative për Dobroshtin, por atë vit kur e fillova punën kisha fatin të kem një klasë shumë të mirë. U ballafaqova me sfida të ndryshme në këtë fshat, por gjithmonë sikur arsimtare e parë u mundova të jem një shembull i mirë.

Si është ambienti në klasë me nxënësit tuaj?

Në orën e vizatimit preferoj që edhe unë të vizatoj. Bëj përgatitjen e nxënësve për garat regjionale në lëndën e matematikës. Ne kemi punuar edhe në shtëpi. Kam nxënës shumë inteligjent dhe pres rezultate të mira. Me ndihmën e prindërve klasën e rinovuam dhe tani ajo është në gjendje shumë të mirë.

Jashtë shkollës me çfarë aktivitetesh merreni?

Veç arsimit në shkollë ligjëroj edhe folklorin. Bëj përgatitjen e nxënësve. Kemi marrë pjesë në projekte të ndryshme. Bëjmë bashkëpunim me shkollat dhe komunat. Gjithashtu kemi pasur edhe projekte shumë etnike. U krijua një atmosferë pozitive në mes mësuesve dhe nxënësve të etniteteve të ndryshme. Nxënësit arritën të mësojnë ta respektojnë kulturën e njëri-tjetrit. Ne kemi bërë bashkëpunime me komunën e Tearcës. Organizuam një shëtitje në Turqi, ku kishim rastin të bëjmë kurse verore. Me këtë atyre u mundësohet që të socializohen. Ne veç tjerash jemi në realizimin e projekteve që na ofron edhe ministria e arsimit. Për t'i mbajtur nxënësit aktiv në vazhdimësi organizuam disa projekte. Që fëmijët e klasës së parë t'i mësojnë shkronjat më lehtë përdorim teknika të ndryshme matematikore. Mundohemi që nxënësit në çdo moment të jenë aktiv, të koncentruar, të motivuar, por fatmirësisht ky mund i yni na kthehet me pozitivitet.

Gylser Rexhepi 5f0f5

Çfarë u sugjeroni nxënësve të bëjnë në pushimet verore?

Nxënësve të cilët sapo kanë filluar shkrim leximin do ju preferoja që të merren me leximin e librave. Disa nxënës vijnë nga familje ku librat lexohen rregullisht dhe për ato nuk është diçka e veçantë dhe nuk paraqet ndonjë problem. Para se të dalim në pushime edhe mua më sjellin libra. Mirëpo fëmijët të cilët vijnë nga familjet ku leximi nuk është traditë e kanë vështirë të fillojnë leximin. Kurset verore nuk janë të dobishme vetëm për lexim, por aty nxënësit mund që ta ngritin veten e tyre individualisht edhe në shumë sfera të tjera. Të gjithë nxënësve do ju sugjeroja që të bëjnë përzgjedhjen dhe t'i dërgojnë fëmijët nëpër kurse verore.

Ju jeni mentorë e arsimtarëve të ri dhe çfarë mendimi keni për arsimtarët e ri?

Gjatë seminareve vullnetin motivim dhe emocionet që i pash tek arsimtarët e ri ishe një përshtypje e mirë, sepse duket se e kanë marr punën seriozisht. Ata hulumtojnë materiale dhe risi në internet. Sistemi i Kembrixhit po implementohet. Fillimisht mendonim se do ta kemi të vështirë, por me kalimin e kohës e vërejtëm se është një sistem që mund të punohet. Ne shkëmbejmë mendime dhe ndonjëherë ne u ofrojmë ndihmë më të rinjve dhe anasjelltas. Në internet mund të gjenden shumë materiale të ndryshme për arsimtarët. Këtë punë ta punosh me vullnet është me rëndësi dhe të mbash një atmosferë pozitive ku të gjithë të jenë aktiv dhe kjo është shumë me rëndësi.

Në punët që i bëni a keni përkrahjen e familjes?

Me burrin kemi profesionin e njëjtë. Kemi punuar në të njëjtën shkollë. Mirëpo ai tani punon në komunën e Tearcës. Në disa projekte arsimore kemi pasur edhe bashkëpunime. Çdo herë më kanë ofruar ndihmë. Jetoj së bashku me prindërit e burrit. Tani fëmijët më janë rritur. Kjo është një avantazh i madh për mua. Edhe vajza edhe djali me sukses po vazhdojnë shkollimin. Vajza ime është nxënëse e vitit të tretë në shkollën e mesme private “Jahja Kemal”. Në garat e matematikës kishte marr një vend të mirë. Vajza jonë ndonjëherë na ofron ndihmë dhe na tërheq vëmendjen se ku duhet të kemi kujdes. Gjithashtu edhe djali im fitoi bursë në kolegjin privat “Jahja Kemal”. Me që kjo shkollë ka kualitet mendoj se do të bëhen të suksesshëm.

Please publish modules in offcanvas position.