Fustani I Bardhë Simbol I Ditës Së Dasmës

Fustani I Bardhë Simbol I Ditës Së Dasmës

QENDRA MAVROVASJA:ËNDRRA E NUSEVE TË REJA PËR FUSTANIN E BARDHË

Pa dyshim që fustani i bardhë është elementi kryesorë gjatë përgatitjes së një dasme. Nuk mund të paramendohet një vajzë e cila nuk ëndërron veten e saj me një fustan të bukur. Kërkesa më e madhe për fustanet e bardha me vite të tëra po bëhet në butikun e Mavrovases. Për të rejat nga vendi jonë dhe gurbeti Mavrovasja është qendra e fustaneve të bardhë, ndërsa çmimet sillen nga 300- 1000 euro. Së bashku me kunatën e vet Medina Fasli, me mbi 10 vite punë arritën të hapin 8 lokale. Nëse e marrim dhe e krahasojmë vitin e kaluar me këtë vit, këtë vit kërkesa për fustane ka shënuar ulje, por nëse vijnë gurbetçarët shpresojmë që kërkesa gjatë këtyre muajve të rritet. “Deri në fund të sezonit kemi porosi për 160 fustane. Kur u hap sezoni kërkesat dhe interesimi filluan të rritet”. Ajo është nënë e 7 fëmijëve dhe ka një jetë dinamike, e angazhuar në punën e biznesit dhe punët e shtëpisë u detyruar që të merr një ndihmëse. Zonja Medina, tregon se ka pasur raste kur ka punuar deri në orët e mëngjesit dhe nuk ka pasur kohë që të sheh edhe fëmijët e saj.

Po kush është zonja, Medina?

Jam 42 vjeçare. Banoj në Shkup. 10 vite punojë me butiqe për fustane të bardhë. Këtë punë e fillova së bashku me motrën e burrit, pra pasi u martova. Motra e burrit ka marr mësim në Francë, në këtë sektor. Unë qepjen e mësova nga ajo, tashmë secila e ka butikun e vet. Mirëpo ne përsëri kur është nevoja jemi në ndihmë të njëra tjetrës. Kam shumë dëshirë të dizajnojë dhe të prodhoj. Me përkrahjen e familjes vendosa që të filloj këtë punë.

Kam 19 vite martesë dhe jam nënë e 7 fëmijëve. Më i madh është në moshën 18 vjeçare, ndërsa më i vogli është 7 muaj. Unë dhe burri, të dy merremi me biznes dhe kjo është një avantazh i madh pasi që mund ta ndihmojmë njëri tjetrin.

Çfarë është dallimi në mes butikut tuaj dhe butikëve të tjerë?

Unë këtë punë e mësova që nga themeli dhe aty e përvetësova veten time. Është një gjë normale kur gjithë secili për vete thonë gjëra të mira dhe mendime pozitive. Kur i bëj vizatimet e modeleve e bëj me pasion dhe e konsideroj si hobi e jo si punë. Me padurim paramendoj se si do të ri në trupin e klientëve ai model. Atë ndjenjë që e përjeton nusja e përjetoj edhe unë. Kështu pra dalin dizajnë të mira.

Është e rëndësishme që t’i udhëzosh ato, por secila ka plane dhe ëndrra të ndryshme. Por kemi edhe nuse që kërkojnë fustane shumë të thjeshta dhe pa shumë punime, ku edhe këpucët i kërkojnë të jenë shumë klasike.

Jemi të vetëdijshëm se ato që vijnë duhet të marrin një vendim të vështirë. Për ato unë i kuptoj shumë mirë. Ato që vështirësohen për të zgjedhur modele me padurim afrohemi dhe u ndihmojmë në përzgjedhjen e modelit.

Fustani d881c

 

Cilat janë gabimet e shpeshta që i bëjnë nuset e reja gjatë përzgjedhjes së fustanit?

Nuset e reja fillimisht duhet të provojnë fustanin sepse nëse janë të plota atëherë do të dëshpërohen sidomos kur e provojnë atë model që e kanë menduar. Mirëpo ne jemi gjithmonë aty që atyre tu ofrojmë ndihmë dhe të bëjmë përzgjedhjen më të mirë për ato.

Ata që preferojnë të qepin diçka të veçantë na preferojnë neve. Mund të them se edhe çmimet i kemi reale dhe prandaj na përzgjedhin neve. Klientët tonë janë prej Shkupit, Kumanove, Tetove, Gostivari, Kërçove, Struge, si dhe gurbetçarët nuk duhet t’i harrojmë. Klientët, modelet e shtrenjta që kanë më shumë punë i kërkojnë për çmimet e lira dhe në këtë drejtim kemi vështirësi për tua shpjeguar. Fustanet që e kanë çmimin 1000 euro kërkojnë që tua shesim për 300 euro. Deri në fund të sezonit kemi të porositura 160 fustane dhe falë Zotit, punët rrjedhin mirë.

Gjatë sezonit punën e bëni me një rritëm të shpejtë. Si arrini t’i përfundoi të gjitha porositë në kohë?

Kemi 7 punëtorë. Kemi edhe dy punëtore që shesin fustane të gatshme. Gjithashtu u japim edhe grave punë dore që t’i vendojnë rruazat nëpër shtëpitë e tyre. Kështu që edhe gratë fitojnë nga kjo punë. Disa gra nuk janë në gjendje apo nuk u mundësohet të punojnë jashtë shtëpisë, dhe kështu që ato në këtë mënyrë e fitojnë kafshatën e bukës. Mundohem që t’ia jap hakun secilit sa i takon. Punojë që t’i arrijë punët në kohë. Forca blerëse në vend këtë vit është më e vogël në krahasim me vitin e kaluar. Por gurbetçarët kanë filluar të vijnë dhe interesimi është rritur.

Fillimisht asnjë gjë nuk e lë në rastësi. Përpiqem të punojë me plan. Gjithçka planifikoj sepse jam një nënë e 7 fëmijëve. Punën e kam afër shtëpisë. Nuk kam mundësi që të arrijë t’i shikoj fëmijët edhe punën njëkohësisht, kam një ndihmëse. Ajo më ndihmon në punët e shtëpisë. Gjithashtu kemi edhe një baby-siter që e shikon fëmijën 9 muajsh. Kur fillon sezoni ndodh që fëmijët e mi nuk mund t’i shohë gjatë tërë ditës. Butikun e kemi afër shtëpisë, fëmijët ndonjëherë vijnë aty. Na ndihmojnë në disa punë. Kemi net të tëra ku i kalojmë duke qepur. Ka shumë nga ata që më pyesin se si mund t’i arrijë ti rrisë fëmijët me gjithë këto angazhime. Unë fëmijët e mi nuk i shoh sikur një ngarkesë, ato janë arsyeja pse jetoj. Punoj vetëm për ato. Kur e shoh që nuk mund të arrijë edhe burri im më ndihmon aq sa mundet.

Please publish modules in offcanvas position.