Morgan Freeman: Jam 78 vjeçar, i kam miliona dollar në bankë mirëpo tani jam i vetmuar

Morgan Freeman: Jam 78 vjeçar, i kam miliona dollar në bankë mirëpo tani jam i vetmuar

“Më dëgjoni dhe merrni masa nëse doni që ta ndryshoni ardhmërinë tuaj. Dëshiroja që dikush edhe mua të më kishte këshilluar si i ri këtë që do t'ua them juve”

“Jam 78 vjeçar dhe besoj se nuk kam edhe shumë për të jetuar. Në bankë i kam me miliona dollarë, mirëpo nuk mund ta blej as shëndetin dhe as ta shpëtoj jetën. Kam familje dhe miliona fansa në botë, mirëpo tani jam totalisht i vetmuar. E jetoja jetën në mënyrë të gabuar dhe nuk dua që e njëjta të ndodh edhe me ju”.

Paraja në vete nuk është e keqe, thotë Morgan Freeman duke shtuar se ajo është vetëm një letër me vlerë që na mundëson që të arrijmë diçka të cilën e vlerësojmë si të vlefshëm. Nëse paraja nuk është e keqe, atëherë ç'është e keqe? E keqja është pasioni obsesiv dhe moral për të kërkuar më shumë.

-Mirëpo çfarë ndodh më vonë? Paramendoni se posedoni gjithçka dhe më vonë t'i humbni të gjitha gjërat që i posedoni. Paramendoni që keni bankrotuar. Nuk keni të holla. Zgjidhja juaj e vetme është që të vini në më shumë para. Nuk ka gjë me të cilin mund të fitoni lumturi të mashtruar. Kush jeni tani? Ata që nuk kanë qenë me ty për shkak parave tuaja, që moti ju kanë lënë duke menduar se jeni egocentrik.

Nëse doni mund të ndryshoheni që sot, nëse e ri-definoni versionin tuaj për sukses. Mund t'i transformoni marrëdhëniet tuaja me njerëzit duke ndërtuar marrëdhënie të reja. Mund ta falni veten tuaj dhe ata të cilët i keni lënduar. Mund të shndërroheni në njerëz që do t'ju ndihmojnë të tjerëve. Mund t'i ribalanconi prioritet e tuaja në jetë. Mund të bëheni prindi më i mirë dhe bashkëshorti më i mirë. Përherë mund të fitoni edhe më shumë, mirëpo asnjëherë nuk mund ta ktheni kohën. Të gjithë një ditë do të ndërrojmë jetë, mirëpo me çfarë duam që të na kujtojnë? Çfarë mund të bëni për ta bërë botën një vend më të mirë për të jetuar? Ç'është synimi juaj kryesor?

Të gjithë vdesim por vetëm një numër i vogël i njerëzve jetojnë me plot kuptim të fjalës. Mund të dilni nga errësira. Jeni të krijuar për gjëra të mëdha. Jeni të krijuar për më shumë se sa ta harxhoni jetën tuaj për të fituar para. Ju jeni krijesa që duhet t'i inspirojnë të tjerët dhe t'i ndihmoni të tjerëve. Hajde ejani më në fund ta bëjmë punën e vërtetë. Atëherë ku është sekreti i saj? Çfarë është ajo që do të ndihmojë në këtë rrugë? Dashuri dhe më shumë dashuri. Vetëm me dashuri, dhimbje, religjion dhe njerëzim mund ta shkatërrojmë të keqen një herë e përgjithmonë.

Please publish modules in offcanvas position.