Tërmeti I 11 Shtatorit 2016 Më I Fuqishmi Pas Atij Të Vitit 1963

Tërmeti I 11 Shtatorit 2016 Më I Fuqishmi Pas Atij Të Vitit 1963

Tërmetet vijnë si pasoj e lëvizjeve të plakave të mëdha nëntokësore ku takohen dy blloqe dhe në epiqendrën e takimit mund të vërehen dridhje më të mëdha. 

Varësisht nga lëvizja dhe përplasja e tyre ato mund të rrënojnë edhe objekte. Tërmeti i madh që goditi Shkupin në vitin 1963 ende ngelet në kujtimet e më të moshuarve dhe ato sekondat e tmerrit nuk do t’i harrojnë asnjëherë. Në tërmeti e atëhershëm humbën jetën mijëra veta kurse shumë objekte u rrënuan. Që nga ai tërmet në Shkup deri më sot janë regjistruar shumë tërmete tjera me intensitet më të vogël. Por, më 11 Shtator 2016 në Shkup kishte 2 tërmete të fuqishme dhe njëri prej tyre ishte më i fuqishmi pas atij të 1963. Seizmologët janë të mendimit se dridhje të tokës mund të ketë, por jo me magnitudë më të madhe se 6 shkallë. Mirëpo, kur e potencojnë këtë ato nuk garantojnë se nuk mund të ndodh edhe ndonjë tërmet më i fuqishëm. Profesori universitar dhe drejtori i Institutit Sizmologjik të Maqedonisë, Prof.Dr. Mihail Garevski theksoi se, nuk ka vend dhe arsye për të bërë panik pasi tërmete mund të ketë në vijim, por nuk do të jenë aq të forta për të dëmtuar konstruksionet e ndërtesave në Shkup dhe në qytetet tjera në Maqedoni. Ai këshillon edhe se si duhet të veprohet në rast të tërmeteve.

Maqedoninë ditë të tëra e kanë goditur tërmete të shkallëve të ndryshme, ku njëra nga ato ishte më e fuqishmja pas asaj të vitit 1963. Si shpjegohet ky fenomen që brenda muajit janë regjistruar me dhjetëra tërmete?

I gjithë regjion sizmologjikë i Republikës së Maqedonisë, akoma është aktiv. Duke filluar nga 11 Shtatori i vitit 2016, kishte rritje seizmologjike, më saktësisht kishte disa sekuenca të tërmeteve. Kishte një para goditje prej magnitude M=4, që disa orë më vonë të ndodh një tërmet me magnitudë M=5.3 goditje e cila ishte më e forta, ndërsa më pas pësuan edhe goditje tjera më të vogla. Ky tërmet me magnitudë prej M=5.3 shkallë është që më i fuqishmi që nga ai i vitit 1963. Këto tërmete në Maqedoni rikthehen në 100 vite. Është normale të ketë tërmete të vogla që mund të zgjasin me muaj të tërë edhe atë pas një tërmeti me magnitudë mbi 5 shkallë. Nuk do të thotë se këto dridhje do të jenë lineare, por këto dridhje mund të përfundojnë me magnitudë ndërmjet 1.5-2.5 shkallë.

Këto tërmete a janë si rezultat i të reshurave të fundit që kanë qenë mjaft të dendura. Sa ndikim kanë kushtet klimatike në paraqitjen e tërmeteve?

Sizmologët nuk e paraqesin tërmetin si pasoj e vërshimeve që ndodhën në vend. Në nivel botëror brenda një viti mund të regjistrohen 800 tërmete me Magnitudë më të madhe se 5 dhe më të vogël së 6 shkallë, mirëpo këto nuk vijnë si rezultat i ndonjë vërshimi dhe të reshurave të mëdha apo fatkeqësie natyrore. Tërmetet vijnë si pasoj e lëvizjeve të plakave të mëdha nëntokësore ku takohen dy blloqe dhe në epiqendrën e takimit mund të vërehen dridhje më të mëdha. Varësisht nga lëvizja dhe përplasja e tyre ato mund të rrënojnë edhe objekte.

Cilat qytete janë më të ekspozuara ndaj tërmeteve?

Siç e ceka në tërë territorin e Maqedonisë ekziston rreziku për tërmete të mundshme. Të njohura janë tërmetet në Vallandovë në vitin 1938, në Pehçevë dhe Berovë në vitin 1904. Ekziston mundësia që të rrënohen objekte edhe në qytetet si Dibra, Manastiri dhe Ohri. Siç dihet edhe në një të kaluar të afërm kishim tërmete edhe në Dibër dhe në Manastir. Ndërsa në qytetet si Dibra e Shkupi kalon e ashtu quajtura “Çarja e Kustendilit” që vazhdon deri në Shqipëri. Siç e përmenda tërmete ka pasur dhe do të ketë edhe në të ardhmen e afërt. Gjasat janë minimale që të kemi përsëritje të llojit të tërmetit si në vitin 1963, por asnjëherë nuk mund të garantojmë për këtë. Deri tani askush nuk ka mundur që t’i parashikoj tërmetet, por sizmologët mund ta dinë se ku mund të ndodhin tërmete dhe sa mund të jetë fuqia e tërmetit, dhe sa mund të ndikoj kjo tek objektet. Për shembull analizat tregojnë se në Shkup nuk mund të kemi tërmete më të mëdha se 6.1 shkallë. Ne na duhet një saktësi e veçantë që ti definojmë parametrat seizmologjike të qytetit të Shkupit, që të mund të projektojmë më saktë objektet. Për shembull, lexuesit duhet ta dinë se pas ligjit të vitit 1964 në Shkup objektet janë të projektuara që ta përballojnë tërmetin që mund të ndodh në Shkup. Mirëpo nëse ndodh një tërmet me Magnitudë prej 6.5 shkallë atëherë mund të ketë deformim të konstruksionit të objektit, por jo edhe rrënimin e tij. Por tek ato objekte që ka pasur rindërtim është normale që të ketë dëme materiale.

Në sa lloje ndahen tërmetet dhe cili prej tyre është me i rrezikshëm?

Tërmetet klasifikohen në disa lloje sipas magnitudës prej M=3.3 deri 3.9 tërmete që nuk mund të shkaktojnë dëme, tërmete të dobëta M=4-4.9 ku mund të kemi pëlcitje të vogla të objekteve, tërmetet me magnitudës prej M= 5 deri 5.9 shkallë i cili mund të dëmtoj pjesa të rindërtuara (tërmeti që ishte më 11 Shtator 2016) si dhe tërmete i vitit 1963 në Shkup. T;rmetet me M=7deri7.9 shkallë rrënon objekte dhe mund të shkaktoj dëme të mëdha. Tërmeti i vitit 1999 në Turqi ishte me Magnitudë prej M= 7.4 shkallë dhe shkaktoi dëme të mëdha të objekteve që ishin ndërtuar pa inxhinier dhe pa plane, si edhe shumë objekte moderne të projektuara dobët. Ndërsa kemi tërmetet më të mëdha janë ato prej më shumë se 8 shkallë që ndodhin vetëm një herë në vit.

Sa ndikon kohëzgjatja e tërmetit pavarësisht se sa shkallë të Rihterit do jetë?

Nuk është e vërtetë se kohëzgjatja e tërmetit apo tërmetet që zgjatin deri në 1 minutë mund të shkaktojnë dëme pa marr parasysh Magnitudës. Siç e ceka ajo varet prej shkallës së Rihterit e cila sa më elartë të jetë atëherë dëmet janë kolosale..

Çfarë masash duhet të ndërmarrin qytetarët kur ndjejnë lëvizjet e para të tërmetit?

Nuk është lehtë të tregohen se çfarë duhet të bëhet në rast të tërmetit, por unë do ti përmendi disa prej këshillave më të rëndësishme. Fillimisht kur flasim se si duhet të veprojmë ne duhet të sigurohemi se objekti është i projektuar në mënyrë të mirë dhe nuk rrënohet. Në raste të tilla nuk duhet të ikim jashtë. Fillimisht ne duhet që të strehohemi nën ndonjë tavolinë apo biro që nëse ka ndonjë rindërtim apo murr i rindërtuar diçka që rrënohet mos të bie mbi ne. Kur të përfundoj tërmeti banorët duhet të dalin shpejt në ndonjë vend ku nuk është i rrezikuar nga objektet dhe nuk ekziston rreziku i rrënimit të fasadave. Pra gjatë tërmetit të qëndrosh në objekt është një këshillë paradoksale sepse gjatë atyre momenteve nga njëra anë paniku nga ana tjetër edhe mund të rrënohet ndonjë pjesë e objektit theksoi Profesori universitar dhe drejtori i Institutit Sizmologjik të Maqedonisë, Prof.Dr. Mihail Garevski.

Please publish modules in offcanvas position.