KUJDES! Duke e pastruar borën nga vetura humbën jetën shoqja dhe dy fëmijët, për këtë rrezik policia ua tërheq vëmendjen të gjithëve

KUJDES! Duke e pastruar borën nga vetura humbën jetën shoqja dhe dy fëmijët, për këtë rrezik policia ua tërheq vëmendjen të gjithëve

Një ditë të ftohtë dimri, një baba vendosi të dal jashtë me gruan dhe fëmijët e tij, një dhe tre vjeçar. Pasi familja u fut në veturë babai e ndezi veturën dhe pastaj doli jashtë për ta pastruar veturën nga bora, ndërsa gruaja dhe fëmijët e pritnin atë në veturë. Askush nuk e vërejti se bosht shkarkimi(auspugi) ishte zënë.
Kjo ngjarje ka ndodhur më 23 Janar 2016. Sapo kemi hyrë në dimër këtë lajmë duhet ta lexojnë të gjithë sepse është një “rrezik në heshtje” për arsye të të dhënave ju sugjerojmë që ta lexoni.
Për disa minuta 23 vjeçarja Sashalynn Rosa dhe djali i saj Messiah një vjeçar humbën jetën në vendin e ngjarjes. Ndërsa vajzën e saj 3 vjeçare Saniyah e dërguan në spital mirëpo edhe ajo pas disa ditëve ndërroi jetë në spital. Vetëm për disa sekonda, vetura është mbushur brenda me monoksid karboni dhe kjo u bë shkak për vdekjen e tre personave të familjes. Monoksid karboni nuk ka ngjyrë, nuk ka erë dhe është helmuese dhe kjo njihet si “ rrezik i heshtur”. Nëse e thithni këtë gazë monoksid karboni, vetëm pas dy-tre minutave mund ta humbni vetëdijen. Një ekspertë për këtë çështje, Chris DiBella thotë: ”Para se të hipni në makinë kontrolloni boshtin e shkarkimit. Mund të jetë ngrirë. Ose ndoshta ajo është zënë me diçka dhe ju kisha sugjeruar që ta pastroni. Sipas analizës së bërë nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA-të, nga të njëjtat rrethana prej vitit 1999-2010 jetën e kanë humbur 5100 persona. Në shtetin e New Jersey ka pasur paralajmërime që ta pastrojnë boshtet e shkarkimeve sepse nëse nuk e pastroni ajo mund të jetë një vrasës i heshtur. Duhet të siguroheni se ka apo jo borë edhe përreth bosht shkarkimit.
Njerëzit duhet të jenë të informuar para se të futen në veturë të kontrollojnë mirë bosht shkarkimin, që mos ju ndodh një fatkeqësi si e asaj të familjes Newsner, sepse e ndjejmë si borxh që t'i paralajmërojmë për rreziqet që mund tu kanosen.

Please publish modules in offcanvas position.