Sa para i shpenzojnë duhanpirësit gjatë jetës së tyre?

Sa para i shpenzojnë duhanpirësit gjatë jetës së tyre?

Efektet shëndetësore të pirjes së duhanit janë të tmerrshme: përafërsisht një në tri vdekje nga kanceri janë si pasojë e pirjes së duhan it. Veç kësaj, pirja e duhanit i rrit rreziqet e sëmundjeve të zemrës, sulmit në tru etj.

Por, nëse pasojat që duhani i shkakton në trupin tuaj nuk mjaftojnë që të hiqni dorë, ndoshta efektet që duhani i shkakton në kuletën tuaj mund t’jua ndryshojnë mendjen, transmeton Telegrafi.

‘WallhetHub’, ueb sajt i financave personale, ka kryer një analizë përmes së cilës tregon se duhani shkakton rreth 1.5 milionë dollarë humbje në buxhetin personal – gjatë tërë jetës.

Vlen të ceket se kjo është shuma mesatare, pasi që kostoja e një pakoje me duhan dallon nga shteti në shtet, ku duhanpirësit e Nju Jorkut harxhojnë mbi 2.3 milionë dollarë përgjatë jetës së tyre, krahasuar me duhanpirësit e Kentuckyt që harxhojnë 1.3 milionë dollarë.

Analistët kishin matur edhe faktorë tjerë, siç janë shpenzimet e sëmundjeve të ndërlidhura me pirjen e duhanit etj.

Sipas një vlerësimi minimal i bërë nga ana e stafit të gazetës tonë, një person që pi vetëm një paket cigare në ditë duke harxhuar minimum 60 denarë, në muaj i takon të harxhoj 30 euro kurse gjatë tërë vitit i bie të harxhoj 360 euro. Nëse një person konsumon 40-50 vjet nga një paket cigare në ditë me koston e njëjtë, atëherë i bie të ketë harxhuar 18 mijë euro. 

Please publish modules in offcanvas position.