4-vjeçarja që eci 8 km në -24 gradë për të kërkuar ndihmë për gjyshen

4-vjeçarja që eci 8 km në -24 gradë për të kërkuar ndihmë për gjyshen

Një vajzë katërvjeçare, ka ecur tetë kilometra nëpërmjet një lumi të ngrirë në malet e Siberisë që njihe edhe për praninë e ujqërve , për të kërkuar ndihmë për gjyshen e cila papritmas ndërroi jetë.

Vogëlushja Saglana Salchak nuk kishte hezituar që të dilte në minus 24 gradë celsius, për të kontaktuar me fqinjin më të afërt për ta ndihmuar me gjendjen e gjyshes së saj të vdekur.

Ajo ishte zgjuar herët si gjithnjë dhe kishte vrapuar në dhomën e gjyshes për ta përqafuar – por e kuptoi se 60-vjeçarja ishte shumë e “ftohtë”.

Salchak menjëherë ia kishte bërë me dije gjyshit të saj se gjyshja mund të ketë vdekur.

Por edhe pse ishte ora gjashtë e mëngjesit, gjyshi e kishte këshilluar që të kërkojë ndihmë tek fqinjët të cilët ishin tetë kilometra larg, dhe kështu u detyrua të përshkonte lumin e ngrirë në të cilin mblidhen tufa të ujqve.

Përkundër gjitha sfidave, vogëlushja ka arritur ta kryejë misionin e dhënë nga gjyshi dhe kështu fqinjët arritën të shkonin për ndihmë në kryerjen riteteve fetare dhe varrimin e gjyshes që e kishte rritur.

Please publish modules in offcanvas position.