TETOVË: TRADITA E QETHJES SË DHENVE PO RUHET ME FANATIZËM

(FOTO LAJM) TETOVË: TRADITA E QETHJES SË DHENVE PO RUHET ME FANATIZËM

Në Maqedoni në disa zona malore akoma po ruhet tradita e qethjes së dhenve një traditë kjo e cila përcillet nga një gjeneratë tek tjetra. Kohët e fundit edhe pse blegtoria po shënon ulje, traditat vazhdojnë të ruhen sidomos në fshatrat e malësisë së Tetovës. Barinjtë në ato vende traditat shekullore nuk i kanë harruar dhe çdo vit i praktikojnë. Qethja e dhenve bëhet në kohën kur dallimi i temperaturës gjatë natës deh ditës është shumë i madh dhe kjo ndikon shumë tek dhentë dhe për këtë qëllim qethja bëhet në kohën e pranverës. Kjo periudhë është konkretisht stina e pranverës. Maqedonia njihet si një ndër qendrat e rajonit për ruajtjen e dhenve. Në fshatrat e malësisë së Sharit atmosfera e kësaj bëhet në mënyrë madhështore dhe mn organizime të ndryshme ku në pah bie mikpritja e miqve dhe shokëve nga vendet e ndryshme, pastaj për të gjithë shtrohet drekë me ushqime tradicionale të përgatitura nga vetë banorët e fshatit dhe konaku është i hapur për të gjithë dashamirët qofshin këta nga këto fshatra apo edhe nga rajonet tjera.

IMG 8219 dc6f9

IMG 8220 e36fc

Pasi të bëhet qethja e dhenve shtrohet sofra për mysafirët
Në malësinë e Sharit vazhdon tradita shekullore e qethjeve të dhenve, mysafirët priten me curle dhe tupanë. Barinjtë me gërshërë nëpër duar i qethin dhentë dhe i bëjnë gati për verë. Sipas barinjve dhenve kur u japin përkushtim më shumë atëherë edhe produktet që i marrim nga ato janë shumë më kualitative. Qethja ngjan si një garë sportive, por në fakt është vetëm një punë dhe një traditë.

IMG 8241 2 ecb14

 Mundohemi ta ruajmë traditën shekullore 

Qethja e dhenve bëhet çdo vit bëhet njëjtë si një ceremoni tradicionale. Mblidhen njerëz gjithë andej, kjo traditë praktikohet me shekuj dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite, pra është traditë e kamotshme. Kjo bëhet edhe në disa vende tjera, por ne këtu e bëjmë një organizim më të veçantë thanë barinjtë të cilët ishin duke i qethur delet. Me anë të qethjes ato pastrohen dhe hiqet ai leshi i vjetër të cilin e shesim nëpër industri të përpunimit të tekstilit. Kjo ceremoni bëhet dy herë në vit në pranverë edhe vjeshtë. Në Maqedoni kemi disa vende ku e kanë traditë ruajtjen e dhenve. Çobanët në ato vende traditat shekullore nuk i kanë harruar dhe çdo vit i praktikojnë. Kjo periudhë është konkretisht stina e pranverës. Maqedonia njihet sikur një ndër qendrat e rajonit për ruajtjen e dhenve. Në fshatrat e malësisë së Sharit atmosfera e kësaj periudhe bëhet në nivel të madh ku mikpritja e miqve dhe shokëve nga vendet e ndryshme nuk mungon. Konaku është i hapur për të gjithë dashamirët Në ditë qethim më shumë se nga 20 dele, por me rëndësi është që ky manifestim të kalojë në atmosferë festive. Ka barinj që një dele e qethin për një kohë shumë të shkurtër vetëm disa minuta dhe kjo është ajo mjeshtri e tyre që dallon nga shumë zanate tjera. Është kënaqësi të shohësh se si një bari e qeth delen para të gjithë mysafirëve për pak minuta thanë barinj të cilët merrnin pjesë në këtë manifestim.

IMG 8347 6f28a

 

Ju hedhin ujë mbi dhentë që mos ti marrin mësysh
Pasi të bëhet qethja e dhenve ato i lëshojnë nëpër bjeshkë që të kullotin. Kjo është njëra ndër pikat më interesante të këtij evenimenti. Merret një kovë e plastikës dhe mbushet me ujë më pas marrin disa dega me gjethe dhe ato i fusin në të njëjtën kovë. Kur i lëshojnë dhentë ato i stërpikin me atë ujë. Këtë sipas shpjegimit të tyre e bëjnë për shkak se mos ti zënë syri i keq gjatë vitit. / ZAMAN SHQIP

Please publish modules in offcanvas position.