Një pjesë e rëndësishme e kohëve të shenjta është duke na trokitur në derë. E kjo është muaji i shenjtë i Ramazanit. Andaj dhe jemi duke bërë plane se si mund ta përdorim në mënyrë më të vyeshme këtë klimë plot me begati. Kurse udhërrëfyesi ynë në këtë çështje patjetër që është i Dërguari i Allahut s.a.s. Është kjo arsyeja se pse ne u munduam ta analizojmë se si i Dërguari i Zotit s.a.s. e ka vlerësuar këtë muaj të shenjtë nën dritën e haditheve.
Agjërimin neve na e ka përshkruar dhe na e ka trajtuar me të gjitha hollësitë i Dërguari i Allahut. Këtu do të përpiqemi të përcjellim nja dy fjalë të bekuara të të Dërguarit të Allahut lidhur me rëndësinë e agjërimit, që na kanë arritur neve.
Të jesh musliman: Për një person, dhënia e sadakasë së fitrit bëhet vaxhib në qoftë se është musliman. Ndërkaq, sipas shkollës shafiite, një kryefamiljar ose kujdestar jomusliman duhet të japë sadakanë e fitrit të një personi musliman që ka nën ngarkim ose kujdestari.
Nata e Kadrit është këshilluar nga Profeti (s.a.s) të kërkohet në dhjetë ditëshin e fundit të muajit të Ramazanit, ndërkohë që është pranuar dhe festuar në natën e 27 të këtij muaji.
Termi nafile që përdoret edhe në trajtën tatavvu, përmbledh adhurimet e veçanta që s'janë farz (detyrim), të cilat kryhen me qëllim për t'iu afruar Allahut. Në një hadith të shenjtë (kudsí), Profeti ynë (s.a.s.) e ka shprehur me këto fjalë rëndësinë e adhurimit nafile (suplementar): "Robi nuk mund të më afrohet mua me ndonjë veprim më të dashur se sa veprimet që ia kam bërë farz.
Agjërimi i ramazanit: Në Islam, njëri prej adhurimeve që duhet të kryejnë personat përgjegjës, është edhe agjërimi. Përgjegjësia fetare në Islam formohet kur personi ka zhvillim mendor normal dhe ka arritur moshën e pubertetit.
Në këtë botë nuk duhet të mendojmë gjëra që nuk do të na sjellin asnjë dobi në ahiret (botën e përtejme).
Vendet ku mund të jepet sadakaja e fitrit me vendet ku mund të jepet zeqati, janë të njëjta. Nisur nga kjo, personave që nuk mund t'u jepet zeqat, nuk mund t'u jepet as sadaka e fitrit.