Ditari i të Dërguarit të Allah'ut s.a.s. në Muajin e Shenjtë të Ramazanit

Ditari i të Dërguarit të Allah'ut s.a.s. në Muajin e Shenjtë të Ramazanit

Një pjesë e rëndësishme e kohëve të shenjta është duke na  trokitur në  derë. E kjo është muaji i shenjtë i Ramazanit. Andaj dhe jemi duke bërë plane se si mund ta përdorim në mënyrë më të vyeshme këtë klimë plot me begati. Kurse udhërrëfyesi ynë në këtë çështje patjetër që është i Dërguari i Allahut s.a.s. Është kjo arsyeja se pse ne u munduam ta analizojmë se si i Dërguari i Zotit s.a.s. e ka vlerësuar këtë muaj të shenjtë nën dritën e haditheve.

Ditët e fundit të muajit Ramazan

  • I Dërguari i Allah'ut s.a.s. deri në momentin kur të ndërronte jetë, dhjetë ditët e fundit të muajit Ramazan i kalonte maksimalisht në i'tikaf (në një hapësirë të mbyllur, me pak ushqim dhe pije dhe me shumë adhurim). (Buhari, Muslim)
  • I Dërguari i Allah'ut s.a.s., i cili mundohej që ta vlerësoj këtë muaj të shenjtë në mënyrë më të mirë, 10 ditëve të fundit i jepte një rëndësi më të madhe edhe adhurimeve,  tregonte një kujdes dhe përpikëri shumë më të madhe. (Muslim)
  • I Dërguari i Zotit s.a.s., dhjetë ditët e fundi të muajit Ramazan, tërhiqej në vendin ku mendonte të qëndroj në i'tikaf. Sahabeve (shokëve të rrugës) të tij u sugjeronte që natën e madhe të Kadrit ta kërkojnë në dhjetë ditët e fundit të muajit Ramazan. (Buhari, Tirmidhi)
  • Sipas fjalëve të Ibn Abbas, (djalit të xhaxhait të Pejgamberit s.a.s.), “Pejgamberi s.a.s., me qëllim që të pastroj agjëruesin nga veprat e kota dhe nga fjalori i ndytë, duke synuar që t'u siguroj ushqim të varfërve e bëri vaxhip (obligative) sadakanë e fitres.  Ai që do ta jepte këtë sadaka para Bajramit, do të ishte një sadaka e pranueshme dhe më se e vlerësuar në praninë e Allah'ut xh.xh. Kurse ai që do ta jep këtë sadaka pas Bajramit, do të vlerësohej një sadaka e zakonshme”. (Ebu Davud, Ibn Maxhe)