LLOJET E AGJËRIMIT: Agjërimet suplementare (nafile)

LLOJET E AGJËRIMIT: Agjërimet suplementare (nafile)

Termi nafile që përdoret edhe në trajtën tatavvu, përmbledh adhurimet e veçanta që s'janë farz (detyrim), të cilat kryhen me qëllim për t'iu afruar Allahut. Në një hadith të shenjtë (kudsí), Profeti ynë (s.a.s.) e ka shprehur me këto fjalë rëndësinë e adhurimit nafile (suplementar): "Robi nuk mund të më afrohet mua me ndonjë veprim më të dashur se sa veprimet që ia kam bërë farz.

Por robi vazhdon të më afrohet mua me anë të adhurimeve nafile. Më në fund, unë atë e dua dhe, pasi ta dua, bëhem veshi i tij që i dëgjon, syri i tij që i sheh, dora e tij që i kap, këmba e tij që i ecën!" Gjithashtu, për vlerën e agjërimit të mbajtur nafile, i Dërguari i Allahut thotë kështu: "Kush agjëron një ditë për hir të Allahut, Allahu i Lartë ia largon shtatëdhjetë vjet fytyrën nga xhehennemi!"