Kushtet e përgjegjësisë për dhënien e sadakasë së fitrit

Kushtet e përgjegjësisë për dhënien e sadakasë së fitrit

Të jesh musliman: Për një person, dhënia e sadakasë së fitrit bëhet vaxhib në qoftë se është musliman. Ndërkaq, sipas shkollës shafiite, një kryefamiljar ose kujdestar jomusliman duhet të japë sadakanë e fitrit të një personi musliman që ka nën ngarkim ose kujdestari.

Të kesh pasuri në masën nisab: Për një person, që të bëhet përgjegjës për dhënien e sadakasë së fitrit, duhet të zotërojë, mbi nevojat themelore, pasuri në masën nisab, ekuivalente me vlerën e 85 gr. flori ose 595 gr. argjend. Ndryshe nga zeqati, që sadakaja e fitrit të jetë vaxhib, nuk është kusht që pasuria (mbi nevojat themelore) që zotëron personi të jetë rentabël (shtuese) dhe që të ketë qëndruar në dorë të tij një vit. Sipas shkollave shafiite, malikite dhe hanbelite, për të qenë përgjegjës për dhënien e sadakasë së fitrit, nuk është kusht që personi të zotërojë pasurinë në masën nisab

Çdo musliman i cili, përveç nevojave themelore, ka aq ushqim sa t'i mjaftojë për natën dhe ditën e bajramit, është përgjegjës për dhënien e sadakasë së fitrit. Po qe se personi i cili është përgjegjës për dhënien e sadakasë së fitrit, e humb pasurinë që zotëron ose pasuria e tij bie nën masën nisab, përgjegjësia e dhënies së sadakasë së fitrit nuk bie. Por në qoftë se personi i ngarkuar me përgjegjësinë e dhënies së sadakasë së fitrit, vdes, nuk është e detyrueshme që sadakaja e tij të jepet nga të tjerët duke e marrë nga malli ose pasuria e tij, por është mirë që trashëgimtarët e tij ta paguajnë nga pasuria e tyre.

Përgjegjësia e dhënies së sadakasë së fitrit: Për të qenë përgjegjës për dhënien e sadakasë së fitrit nuk është kusht që personi të ketë mbushur moshën e pubertetit dhe të ketë zhvillim mendor normal. Sipas Ebu Hanifesë dhe Ebu Jusufit, sadaka fitri duhet dhënë edhe për fëmijën dhe të sëmurin mendor që zotërojnë pasuri në masën nisab. Babai e jep sadakanë e fitrit për fëmijën e pasur nga pasuria e fëmijës.

Përkatësia gjinore dhe kujdestaria: Që dikush të jetë përgjegjës për dhënien e sadakasë së fitrit për persona të tjerë, duhet që personat e tjerë të jenë pjesëtarë të familjes së tij ose nën kujdestarinë e tij. Muslimani që zotëron pasuri aq sa për t'u bërë përgjegjës për dhënien e sadakasë së fitrit, është përgjegjës për të dhënë sadaka fitri edhe për fëmijët, të sëmurët mendorë dhe personat me çrregullime psikike të përkohshme, të cilët nuk zotërojnë aq pasuri sa të bëhen përgjegjës për dhënien e sadakasë së fitrit. Duhen paguar fitret e fëmijëve të djalit të vdekur. Megjithëkëtë, një person nuk është përgjegjës për dhënien e sadakasë së fitrit për persona të rritur edhe nëse i ka nën kujdestari,

Formimi i përgjegjësisë vaxhib për sadakanë e fitrit: Sipas shkollës hanefite, sadakaja e fitrit bëhet vaxhib ditën e parë të bajramit të ramazanit në kohën e zbardhjes së dritës (fexhrit të dytë), sepse kjo sadaka i është kushtuar bajramit të fitrit, është vënë nën përkatësinë e tij. Sipas kësaj, personi që vdes si dhe personi që bëhet i varfër ditën e parë të bajramit të ramazanit (bajramit të fitrit) para zbardhjes (para fexhrit të dytë), nuk ngarkohet me përgjegjësinë e dhënies së sadakasë së fitrit. Kurse fëmija që lind dhe personi që bëhet musliman para zbardhjes, duhet të japin sadaka të fitrit. Por fëmija që lind dhe personi që bëhet musliman pas zbardhjes, nuk bëhen përgjegjës për dhënien e sadakasë së fitrit; ndërkaq, meqë sipas shkollave të tjera, dhënia e sadakasë së fitrit bëhet vaxhib pas perëndimit të diellit të ditës së fundit të ramazanit, bëhen përgjegjës për dhënien e sadakasë së fitrit.

Të jesh musliman: Për një person, dhënia e sadakasë së fitrit bëhet vaxhib në qoftë se është musliman. Ndërkaq, sipas shkollës shafiite, një kryefamiljar ose kujdestar jomusliman duhet të japë sadakanë e fitrit të një personi musliman që ka nën ngarkim ose kujdestari.

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.