Agjërimi i Ramazanit, dobitë e përfitimet prej tij

Agjërimi i Ramazanit, dobitë e përfitimet prej tij

Agjërimi i muajt te Ramazanit konsiston në privimin me vetëdije nga ngrënia dhe pirja prej agimit deri në perëndim të diellit.

Myslimani e agjëron këtë muaj sepse është urdhër i Zotit dhe këtë vetëm për të fituar kënaqësinë e Tij. Gjithsesi në këtë adhurim, si në çdo adhurim tjetër, ka një sërë urtësish e dobish shpirtërore, psikologjike,sociologjike, shëndetësore etj. Ky adhurim që e ngre njeriun në nivelin e engjëjve, i kujton atij vlerën e mirësive dhe Dhuruesin e vërtetë të tyre; duke i vënë fre egos e maturon atë; duke e bërë bashkëvuajtës me shtresat në nevojë, i mëson atij durimin dhe e bën të përgatitur të përballojë vështirësitë e mundshme të jetës.

Agjërimi i Ramazanit është bërë obligim në muajin Shaban, viti i dytë hixhri, nëpërmjet ajetit 183 të sures Bekare, ku thuhet: “O ju që keni besuar! Agjërimi ju është bërë obligim sikurse ishte obligim edhe për ata që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm”.

Agjërimi në Islam dhe aplikimi i tij ne praktikë, mbi të gjitha, është një adhurim që bëhet vetëm për hir të Allahut, duke nënkuptuar nënshtrimin dhe respektimin e ligjeve të Tij, duke hequr dorë, në një pjesë të kohës së dhuruar nga Zoti, nga ushqimi, pirja dhe marrëdhëniet intime bashkëshortore.

Disa prej dobive të agjërimit janë:

  • I kujton njeriut takimin me Zotin.
  • E lartëson në nivelin engjëllor.
  • I mëson vlerën e të mirave.
  • I maturon shpirtin.
  • I vë fre egos.
  • E mbron nga mëkatet.
  • I mëson besnikërinë ndaj fjalës së dhënë.
  • E mëson të jetë i ngopur dhe i kënaqur.
  • I mëson durimin.
  • I mëson bindjen dhe rregullsinë.
  • I siguron shoqërisë unitetin dhe bashkimin.
  • I kujton gjendjen e të varfrit.
  • I jep pushim trupit dhe e rigjeneron atë.
  • E mbron trupin nga sëmundjet.

Please publish modules in offcanvas position.