Shtatë perlat e Ramazanit

Shtatë perlat e Ramazanit

Profeti a.s ka thenë: “Mjerë për atë që e gjen Ramazani dhe e lë atë pa kërkuar falje.”

Perla e parë: 

Ramazani është muaji i mëshirës.

Perla e dytë:

Ramazani është muaji i agjërimit.

“Kushdo që ha në një ditë të Ramazanit, pa ndonjë arsye serioze, nuk do të ketë mundësi ta kompensojë këtë ditë edhe nëse agjëron gjithë jetën.”

Perla e tretë:

Syfyri

Profeti a.s ka thënë: “Me të vërtetë që Allahu dërgon mëshirë mbi atë që ha ose pi diçka në syfyr”.

Perla e katërt:

Kur’ani

Profeti a.s ka thënë: “Zemrat ndryshken ashtu sikundër uji ndryshk hekurin. Përkujtimi I shpeshtë i vdekjes apo leximi i Kur’anit i pastron ato”. Ai gjithashtu ka thënë se në Ramazan, për çdo shkronjë të Kuranit, fitohen 10 shpërblime.

Perla e pestë:

Namazi i teravive

Profeti a.s ka thënë: “Allahu e bëri agjërimin farz ditën dhe namazin e teravisë sunet gjatë natës”.

Perla e gjashtë:

Itikafi (tërheqja për të bërë adhurim në xhami në 10 ditët e fundit).

Profeti a.s ka kryer itikaf në 10 ditët e fundit të çdo Ramazani, derisa ndërroi jetë.

Perla e shtatë:

Nata e Kadrit

Zoti thotë në Kur’an: “Nata e Kadrit është më e vlefshme se një mijë muaj”

Please publish modules in offcanvas position.