Ëmbëlsirë në filxhan, e thjeshtë dhe e shijshme

Ëmbëlsirë në filxhan, e thjeshtë dhe e shijshme

Ju bëftë mirë!

Përbërësit

  • 5 gota qumësht
  • 1/2 gota sheqer pluhur
  • 3/4 gota miell
  • ¼ gota niseshte
  • 1 vanilje
  • 2 lugë gjelle vaj

Përgatitja:

Qumështin, sheqerin, miellin dhe niseshtenë i hedhim në një tenxhere, në temperaturë mesatare dhe e vëmë në zjarr. Pasi masa fillon të vlojë e lëmë 1-2 minuta pastaj i shtojmë vajin dhe vaniljen.

Filxhanët e kafesë i lyejmë me pak vaj dhe masën e përgatitur e hedhim nëpër filxhanë. Më pas i vendosim në frigorifer për rreth 2-3 orë. Më pas e nxjerrim me kujdes masën nga filxhanët dhe e zbukurojmë sipas dëshirës.

Please publish modules in offcanvas position.