Është Ramazan, mos ia thoni kurrë këto dikujt që agjëron

Është Ramazan, mos ia thoni kurrë këto dikujt që agjëron

Jemi në muajin Ramazan, i cili është muaji i nëntë në kalendarin Islam. Gjatë këtij muaji myslimanët kudo në botë agjërojnë nga lindja deri në perëndim të diellit.

Agjëruesit përjetojnë ndryshime të mëdha jo vetëm tek vaktet e të ngrënit, por edhe në mënyrën e jetesës. Prandaj, gjatë këtij muaji, duhet të tregohemi të mirëkuptueshëm me ata që agjërojnë dhe t’i evitojmë këto pyetje:

Pra nuk hani dhe nuk pini për 30 ditë?

Natyrisht, ata që agjërojnë kanë një qëlllim më të lartë se thjeshtë uria apo etja. Është kënaqësia e Zotit, të cilën agjëruesit duan të fitojnë. Mirëpo, duke pasur parasyshë ajetin Kur’anor “All-llahu nuk ngarkon askënd përtej mundësive të tij” (Bekare, 286), themi se gjatë këtyre ditëve agjeruesi ushqehet dhe mundet të pijë gjatë iftarit dhe syfyrit. Pra këto 30-ditë nuk janë 24-orë agjërim.

A e ke problem të ha para teje? Sigurisht që nuk ka pse ta ketë problem, por sa etike do të ishte nga ana jonë? Pse po agjëron? A nuk është e dëmshme për ty?

Ramazani është një kohë e veçantë për myslimanët. Duhet qartësuar fakti se agjerimi është obligim dhe jo torturë, por edukim. Ai të mëson se si njerëzit e varfër jetojnë çdo ditë. Ramazani na bën më të durueshëm më të matur dhe më bamirës. Agjërimi konsiderohet si obligim për të rriturit të cilët mund të agjërojnë. Gjithashtu ka përjashtime pë të sëmurët, udhëtarin, të moshuarin apo e moshuarën që nuk janë në gjendje të agjërojnë (për çdo ditë të humbur domosdoshmërisht duhet ushqyer një i varfër), të sëmurin, i cili ka një sëmundje të pa shërueshme, shtatzënat dhe gratë që japin gji fëmijëve.

Ha pak nga këto, askush nuk do ta dijë!

Në fenë Islame, veprat të cilat vlejnë janë ato që i dedikohen me sinqeritet Zotit. Pra që një adhurim të vlejë duhet të jetë larg hipokrizisë. Ndryshe nga adhurimet e tjera, agjërimi është një adhurim, i cili nuk duket dhe vërtetësia e tij si adhurim dihet vetëm nga agjeruesi dhe Zoti. Rrjedhimisht agjëruesi është i vetëdijshëm që Zoti i tij po e sheh kudo që ai të jetë. Zoti në Kur’anin Famëlartë thotë: “Çdo punë e birit të Ademit i përket atij, përveç agjërimit. Agjërimi është i Imi dhe Unë e shpërblej atë.”

Please publish modules in offcanvas position.