Si duhet të hapim iftarin e syfyrin gjatë muajit të Ramazanit

Si duhet të hapim iftarin e syfyrin gjatë muajit të Ramazanit

“Agjërimi është një pastrimi i trupit, dhe nuk do të ishte në rregull nëse ne tërë ditën kemi agjëruar dhe në mbrëmje, kur hapet iftari, direkt pasi të pimë një gotë ujë ta fillojmë me brumra, me yndyra apo mish të skuqur.

Këto natyrisht që nuk e kanë atë efektin e pastrimit, sepse ti tani e ngarkon trupin. Gjithsesi duhet eleminuar dhe nuk duhet të jetë menuja jonë ose pjata jonë e mbushur ashtu.”

 Ja se me çfarë duhet të kemi parasysh kur hapim syfyrin dhe iftarin:

• Si fillim duhet ta fillojmë me një gotë ujë të vakët me pak pika limon. Pra i japim trupit tonë ujë.

• Së dyti duhet të hamë hurmën e cila është mëse e njohur, është një frut magjik. Vet hurma ka një energji shumë të madhe, por në të njëjtën kohë hurma ka dhe fibra që nuk e lejon insulinën tonë të ngrihet, pra nuk ngrihet në sasi të lartë, që do të thotë se bën një ngritje të ngadaltë gjë që për shëndetin është shumë e mirë sepse ju bën të ndiheni më të ngopur, dhe nuk na jep ato nepset pas ushqimit

Së treti në momentin që kemi hapur iftarin me një gotë ujë duhet të bëjmë një pushim me të paktën gjysmë ore dhe pas gjysmë ore duhet të konsumojmë iftarin, sepse duhet të përgatitet trupi për një vakt të bollshëm dhe vakt i bollshëm duhet të jetë një pjatë e ekuilibruar, me karbohidrate komplekse, si oriz integral, mish të bardhë, të kemi dhe proteina të shëndetshme.

Hurmi i Arabise përmban një perqindje të lartë sheqeri kryesisht glukoze, i cili është burimi kryesore i ushqimit të muskujve, e veçanerisht i muskujve të mitres i cili luan rolin kryesore gjatë proçesit të lindjes, duke shpenzuar mjaft energji.