“Ditari” i një fetusi në barkun e nënës!

“Ditari” i një fetusi në barkun e nënës!

5 tetor:

Unë sot u krijova.

Jam këtu. Ekzistoj.

Kjo është një ndjenjë e mrekullueshme. Babai dhe nëna ende nuk janë të informuar për ekzistencën time.

Jam më e vogël se sa një farë e mollës.

Por sidoqoftë, unë jam unë.

Ekzistoj!

Kjo më mjafton mua.

Ende nuk kam trup, nuk kam fytyrë, por e ndjej veten që ekzistoj… Do të bëhem një vajzë dhe do t’i dua lulet e pranverës.

9 tetor:

U rrita pak.

Nuk është e mundur të lëviz. Nëna ime ende nuk është e vetëdijshme, mirëpo unë ushqehem me gjakun e saj. Gjaku i ngrohët që po qarkullon nga zemra e saj po vjen tek unë. Që tani po i ndjej rrahjet e një zemre e cila do të më dojë.

Nëna ime do të më dojë shumë.

Do të jem një surprizë e mirë për nënën.

23 tetor:

Një dorë që nuk mund ta shoh filloi t’i jep formë gojës sime. E ndjeja prekjen e tij në buzët e mia.

Pjesët që po i prek kjo “dorë” shndërrohen në gjymtyrë të trupit. Paramendoni, pas një viti, në vendet që i ka prekur kjo dorë do të shfaqen buzëqeshje, do të mundem të qesh. Do të dalin fjalë prej buzëve dhe gjuhës sime.

Sigurisht për herë të parë do të them ‘’nënë’’.

Nënë, a më dëgjon?

Do të flas me ty.

Do të qesh me ty.

Sipas disa njerëzve unë akoma nuk ekzistoj.

Si ka mundësi?

Unë ekzistoj, por edhe buzët e mia që më vonë do të shfaqin buzëqeshje janë në përfundim e sipër… Pastaj, edhe një thërrime buke sado që të jetë e vogël, ajo përsëri është bukë. Çfarë thua nënë, vallë a nuk është ashtu?

Ah sikur të flisja!

27 tetor:

Sot jam shumë e lumtur.

Brenda meje filloi një dridhje e ëmbël.

Tashmë kam një zemër. Zemra ime filloi të rrahë. Rrahja e zemrës do të zgjas gjatë tërë jetës. Zemrën time do ta mbush plot me dashuri. Njëjtë sikur zemra e nënës sime… Nëna po ta dinte se në trupin e saj rrahin dy zemra në të njëjtën kohë, do të ishte shumë e lumtur!

A më dëgjon nënë?

2 nëntor:

Çdo ditë po rritem pak nga pak. Edhe duart dhe këmbët filluan të marrin formë. Vetëm sa të më rriten krahët, do shohësh se sa fortë kam për të të përqafuar moj nënë.

Të më kompletohen edhe këmbët dhe së bashku do të ecim në kopshtin tonë me lule.

Ndoshta bashkë do të shkojmë edhe në shkollë.

12 nëntor:

Ah po….

Këto, këto sa gjëra të bukura dhe të vogla. O Zot, filluan të më dalin edhe gishtat. Me këto gishta do të mbledh lule, do ja mbaj dorën e nënës sime, do të mbaj laps. Ndoshta do të shkruaj edhe ndonjë poezi të mirë.

Nëna ime, a je aty?

Mezi po pres që duart e mia t’i bashkoj me duart e tua.

20 nëntor:

Oh, më në fund…

Nëna shkoi tek mjeku dhe kuptoi se jam këtu…

Oh, sa mirë!

Doktoresha më pa mua me një aparat special. Ultrazë i thoshin. Bile, bile edhe më fotografoi.

A nuk po gëzohesh moj nënë?

Nuk ka mbetur as një vit dhe do të më mbash në krahët e tua..

DO JU BËJ SURPRIZË

25 Nëntor:

Tashmë edhe babai e din që jam këtu, por nuk e dinë që jam vajzë. Do ju bëj surprizë.

10 Dhjetor:

Sot m’u kompletua fytyra. Tashmë kam dy sy të bukur, një hundë të vogël, buzë dhe faqe…

Si duket do t’i ngjaj nënës…

13 Dhjetor:

Tashmë mund ta shikoj rrethin ku gjendem. Vendi ku gjendem është shumë i errët, por s’ka lidhje.

Përsëri jam e lumtur.

Po jetoj dhe ekzistoj.

Pas ca kohe do të mund ta shoh dritën e ditës, do t’i njoftoj ngjyrat dhe lulet. E pash në ëndërr. Në botë ekzistonte një gjë e ashtuquajtur “qiell”… Jam shumë kureshtare ta shoh se si është… Nëna ime, babai im, do t’i shoh edhe fytyrat e tuaja. Do të njoftohemi…Do të jemi të lumtur…Do të qeshim…

24 Dhjetor:

Veshët e mi tani më dëgjojnë më mirë. Nënë po i dëgjoj rrahjet e zemrës tënde. Vallë, a i dëgjon edhe ti rrahjet e zemrës sime? Madje edhe zërin po ta njoh.

Sa zë të ëmbël që ke…

Kjo është një gjë që nuk e kam dëgjuar asnjëherë deri tani…

Do të jem një vajzë e mirë dhe e shëndoshë.

Do të fle në krahët e tu, do të shikoj në fytyrë dhe do ta dëgjoj zërin tënd të ëmbël.

Vallë, a do të këndosh edhe ninullë për mua moj nënë?

Sigurisht që edhe ty të merr malli për mua…

Do ta marrësh erën time.

Shumë do të më duash, apo jo?

NËNË, PO MA COPËTOJNË FYTYRËN!

28 Dhjetor:

Nënë, këtu po ndodh diçka.

Pse doktoresha më shikon me sy kaq të mërzitshëm?

Më duket sikur ti po vuan.

Ndryshoi zëri i rrahjeve të zemrës…

Po heshtë.

Pse nuk më flet më nënë?

Nënë…

Nënë…

Nëna ime e dashur…

Po ndjej diçka të ftohtë në fytyrë. Nënë, po ma copëtojnë fytyrën…

Nënë, bëje diçka…

Nënë… Po ma tërheqin krahun…

Kam dhimbje nënë…

Nënë…

Nënë, kjo gjë po m’i copëton këmbët… Nënë, m’i këputën venat, të cilat më lidhnin me ty…

Nënë, po ma copëtojnë zemrën..

Nëna ime…

Nënë…

Nënë…

Në…

………………

Ah!

Aborti juaj përfundoi zonjë.

Qoftë e kaluar!…

Please publish modules in offcanvas position.