Çfarë ndodh me indet yndyrore kur humbim kilogramë?

Çfarë ndodh me indet yndyrore kur humbim kilogramë?

Zakonisht besohet se kur humbim peshë, indet yndyrore shndërrohen në energji.

Megjithatë, shkencëtarët nga Universiteti i Uellsit të Ri Jugor kanë krejtësisht njohuri të tjera.

Sipas hulumtimeve të tyre, indet yndyrore kthehen në dioksid të karbonit dhe ujë, të cilat nxirren nga trupi nëpërmjet frymëmarrjes dhe urinës.

"Gjatë humbjes të 10 kilogramë, 8,4 nga ato lirohen përmes mushkërive, ndërsa të tjera 1,6 shndërrohen në ujë. Dioksidin e karbonit e nxirrni jashtë, ndërsa ujin e nxirrni nga trupi si djersë dhe përmes urinës. Mënyra e vetme me vetëdije ta rrisni sasinë e dioksid karbonit është aktivizimi i muskujve. Ecja dhe vrapimi janë zgjidhja e duhur", sqaron profesori Endrju Braun.

e-max.it: your social media marketing partner

Please publish modules in offcanvas position.