Na shijojnë ushqimet e kripura, por qëndroni larg prej saj!

Na shijojnë ushqimet e kripura, por qëndroni larg prej saj!

Edhe pse na pëlqejnë shumë ushqimet e kripura, mjekët këshillojnë që ato të përdoren sa më pak që të jetë e mundur. Kjo veçanërisht në rastet kur kemi të bëjmë me sëmundje të veshkave, apo të zemrës.

Në këto raste është e nevojshme që të zgjidhen dhe të përgatiten ushqimet me sa më pak kripë. Bluzat e bardha të shëndetit publik vënë në dukje se përdorimi i kufizuar i kripës nuk do të thotë eliminim tërësor i saj në ushqime.

Sipas tyre kripa është një element i nevojshëm për organizmin dhe ka një rol kryesor në kontrollin e presionit të gjakut, apo ekuilibrin e likideve në trup. Kur veshkat nuk janë të dëmtuara, ato eliminojnë sasinë e tepërt të kripës nëpërmjet urinës.

Ndërsa, nëse funksioni i veshkës ulet, moseliminimi i saj mund të shoqërohet me mbajtje të ujit në organizëm, gjendje e  cila shfaqet si ënjtje përreth syve, apo këmbëve. E nëse vijohet për një kohë të gjatë me këtë ritëm, atëherë problemet në shëndet do të jenë të shumta, pasi përveç veshkës, ndërlikimet do të dëmtojnë edhe organe të tjera jetësore, veçanërisht zemrën.

Përballë këtyre pasojave, autoritetet e shëndetit publik apelojnë që të përdorni më shumë ushqime të freskëta, si dhe të reduktoni konsumimin e ushqimeve që janë të gatshme dhe të konservuara, të cilat në përmbajtje të tyre kanë nivele të larta të kripës. Për balancimin e kripës në ushqime, këshillohet përdorimi i erëzave, pasi janë më të shëndetshme.

Please publish modules in offcanvas position.