Pija e thjeshtë dhe e shijshme që të zgjon nga gjumi “dimëror”

Pija e thjeshtë dhe e shijshme që të zgjon nga gjumi “dimëror”

Për të ngritur nivelin e energjisë, po ju propozojmë pijen e shëndetshme dhe të shijshme të pasur me vitamina dhe minerale.

Lodhja e shpejtë, ulja e përqendrimit, hapja e gojës dhe ndjenja e vazhdueshme e nevojës për gjumë janë simptoma të cilat shfaqen, por që janë rezultat i aktivitetit të dobët fizik dhe i marrjes së pakët të vitaminave.

Një ndër ngritësit më të mëdhenj të energjisë i pranishëm në pemët dhe perimet e freskëta është vitamina C.

Për të plotësuar nevojën për këtë vitaminë dhe për minerale të tjera, ju propozojmë një pije të thjeshtë dhe të shijshme e cila zgjon nga gjumi “dimëror”.

Përbërësit e nevojshëm:

– 4 fletë të mëdha panxhari,
– 1 karotë e madhësisë mesatare e grirë në rende,
– 1 domate e shtrydhur,
– 1 lugë e vogël mjaltë,
– 2 lugë të vogla lëng limoni,
– gjysmë luge të vogël shafran,
– disa kube panxhari të kuq,
– pak xhenxhefil të grirë në rende (sipas dëshirës),
– 2 dl ujë,
– disa kube akull.

Përgatitja:

Vendosni të gjithë përbërësit në një blender ose shtrydhëse frutash, përziejeni dhe shijoni pijen e shëndetshme energjike.

e-max.it: your social media marketing partner

Please publish modules in offcanvas position.