Sllovenia e përkufizon sasinë e acideve yndyrore në produktet ushqimore

Sllovenia e përkufizon sasinë e acideve yndyrore në produktet ushqimore

Prodhimet konditore dhe të furrës të cilat shiten në tregun slloven në të ardhmen nuk mund të përmbajnë më shumë se dy për qind acide yndyrore nga sasia e përgjithshme e yndyrave në një produkt.

Rregullorja e re ka hyrë në fuqi nga dje, por parashihet edhe periudhë prej një viti për t'u përshtatur.

Acidet yndyrore janë acide yndyrore të pangopura të cilat vetitë e tyre të veçanta i marrin nga përpunimi industrial të vajrave bimore, gjegjësisht hidrogjenizimi i tyre.

Sipas disa studimeve, ato shkaktojnë rritje të kolesterolit dhe mund të shkaktojnë sëmundje qarkullimi, si arterioskleroza dhe sëmundja e muskujve të zemrës. Prandaj, ekziston tendencë e reduktimit të përdorimit të tyre në produktet ushqimore.

Reduktimi i sasisë së acideve yndyrore është pjesë e masave të programit ushqimor kombëtar slloven, aktivitete fizike dhe shëndetësore, që e përfshin periudhën deri në vitin 2025.

Please publish modules in offcanvas position.