Çdo të thotë të jesh binjak, gjashtë fakte interesante mbi ta

Çdo të thotë të jesh binjak, gjashtë fakte interesante mbi ta

Bota e fëmijëve është plot surpriza e gjëra që të bëjnë të mendohesh, aq më tepër ajo e binjakëve. Më poshtë do të lexoni disa fakte interesante për binjakët.

 

Meqë binjakët janë shtuar në masë, le të ndalemi në disa fakte interesante për ta.

1.Disa binjakë të ngjitur mund të ndiejnë atë që bën tjetri
Shkencëtarët kanë ngritur hipotezën se kjo lidhje mund të rezultojë në aftësinë për të shijuar dhe për të ndier atë që ndien binjaku tjetër, por edhe për të kuptuar mendimet e njëri-tjetrit.

2.Binjakët identikë nuk kanë gjurmë identike gishtash
Kur binjakët formohen, ata kanë të njëjtat gjurmë gishtash, por gjatë 6 javëve të para deri në javën e 13-të të shtatzënisë, kur fillojnë të lëvizin në barkun e nënës, ata prekin qesen amniotike dhe në pëllëmbët e tyre formohen vija unike.

3.Imazhi i pasqyruar i binjakëve identikë ka tipare josimetrike
Rreth 25 %e binjakëve identikë zhvillohen duke parë njëri-tjetrin, që do të thotë se bëhen reflektim i njëri-tjetrit. Ata mund të përdorin dorën e djathtë dhe të majtë, të kenë të njëjtat shenja lindjeje në pjesë të kundërta të trupit ose të kenë kaçurrela që përdridhen në anë të kundërta. Kjo ndodh kur binjakët ndahen nga një vezë e fekonduar më tepër se një javë pas konceptimit.

4.Binjakët identikë nuk kanë gjithmonë të njëjtat gjene
Edhe pse ata vijnë nga një vezë e fekonduar që përmban të njëjtin set gjenetik, ka mundësi që binjakët të kenë dallime serioze në përbërjen e tyre gjenetike.

5.Binjakët ndërveprojnë me njëri-tjetrin në uterus
Kërkuesit kanë studiuar video 3D të binjakëve në uterusin e nënës. 14 javë pas krijimit, binjakët kërkonin për njëri-tjetrin. Brenda 18 javëve ata preknin njëri tjetrin, më shpesh sesa preknin trupat e tyre. Ata bënin gjeste të ndryshme dhe ishin të kujdesshëm ndaj zonës delikate të syve.

6.45% e binjakëve kanë gjuhën e tyre
Kjo quhet gjuhë autonome. Kërkuesit besojnë se foshnjat binjake e përdorin njëri-tjetrin si model për zhvillimin e gjuhës, kur mungon ndonjë i rritur si model. Kjo gjuhë përbëhet nga fjalë të përmbysura dhe shprehje onomatopeike. Ajo formohet kur foshnjat po mësojnë sesi të flasin gjuhën e vërtetë bashkë me njëri tjetrin. Gjuha e tyre zhduket para fëmijërisë, pasi fëmija e ka mësuar gjuhën normë.

e-max.it: your social media marketing partner

Please publish modules in offcanvas position.