PRINDËRIT QË KANË FËMIJË,  JANË HERONJTË E VËRTETË

PRINDËRIT QË KANË FËMIJË, JANË HERONJTË E VËRTETË

Psikologe, Njomza Beqiri

PRINDËRIT QË KANË FËMIJË, JANË HERONJTË E VËRTETË

Të jesh prind i një fëmije ndryshe, është një nga detyrimet më të rënda. Ato prind do ti quaja Heronjtë, sepse kanë mbi supe- barën ,misionin, sfidën, qëllimin më të vështirë të jetës, thotë Njomza Beqiri, psikologe e cila është e angazhuar një Shoqatën e Psikologëve Shqiptarë të Maqedonisë.

 

Çfarë mund të bëjmë ne si qytetarë? –Duhet ti pranojmë ata fëmijë në shoqëri, të mos I dallojmë nga tjerët dhe mbi të gjitha, të dhurojmë shumë dashuri… Do të isha ndalur tek një pikë e rëndësishme e jetës time,e cila më ka bërë të mendoj ,veprojë, jetojë ndryshe. Tash e një kohë jam pjesë e Shoqatës së Psikologëve Shqiptarë të Maqedonisë, në krye me psikoterapeutin Migjen Amzai. Në këtë vend,unë kam parë dhe marrë shumë njohuri por edhe jam përballur me shumë prind, në sytë e tyre shihet qartas, shqetësimi, pikëllimi ,zhgënjimi, Ato po ndjejnë diçka, po përballen me diçka ndryshe dhe shpesh ndodh që nuk e din se me çka. Sipas saj, Ekzistojnë raste që fëmija është duke u rritur në mënyrë normale mirëpo nëna mendon se diçka nuk po ecën ashtu sic duhet;Autizmi një ndër sëmundjet që po merr gjithnjë e më tepër hovSipas psikologes Njomza Beqiri, Simptomat e autizmit ASD (AUTIZMIT) janë: Nuk të sheh në sy, Lëvizje të përsëritura,të pa kontrolluara, Pengesa në komunikim, Nuk shpreh emocione, Nuk ka sens frike, Nuk di të luaj, Nuk të përgjigjet kur e thërret, Nuk bënë zhurmë për vëmendje.Sipas te dhënave të organizatave jo qeveritare ,1 nga 70 fëmijë mesatarisht në botë kanë probleme në spektrin autik. Statistikat ndërkombëtare tregojnë se autizmi prek më shumë djemtë sesa vajzat, në një raport rreth 4 me 1. Disa persona me autizëm mund të arrijnë në një stad, që të bëjnë një jetë pavarur, ndërsa të tjerë kanë nevojë për mbështetje gjatë gjithë jetës Nga hulumtimet kuptojmë se vështirësi paraqiten si pasoj e çrregullimit të funksionimit të SNQ. Kur prindërit fillojn të shqetësohen , ata fillojnë të interesohen, konsultohen dhe këtu lind një problem parësor ato: shokohen, zhgënjehen ,izolohen, ndjehen bosh, ndjehen fajtor. Kjo çon në humbje të kohës për trajtimin e fëmijës ,deri sa të pranohet realiteti. Kemi edhe prindër të cilët e pranojnë më shpejt të vërtetën dhe aktivizohen për ti ndihmuar fëmijës, të përparoj në zhvillimin motorik ,emotiv, aftësi, intelektuale e tj theksoi Njomza Beqiri.. Prindërit duhet të jenë të kujdesshëm kur kërkojnë në internet informacion në lidhje me autizmin,thotë Adesman. Prindërit mund dhe duhet të vetë-edukohen por ata duhet të flasin edhe me pediatrin. Shenjat e para të zhvillimit jo tipik-mungesë interaksioni, nuk interesohen për botën e jashtme, nuk reagon, nuk ka socializim ,nuk ecën stabil , auto ose heteroagresiv, lëvizin duart shumë,r radhisin gjëra etj. Fëmija tipik i njeh familjaret, veten –një fëmijë jo tipik nuk i njeh Fëmija jo tipik është kaotik, emocionet i ndërron shumë shpejt.

2 a28d8
Intervenimi i hershëm ndjeshëm ulë vështirësinë.
Sipas psikologes Beqiri, problematika e cila ditëve të fundit po bëhet edhe më aktuale ,është një lloj ‘’autizmi’’ që ndodh nga mos kujdesia e duhur nga ana e familjarëve mbi kohëzgjatjen e qëndrimit të fëmijës përpara televizorit, celularit, kompjuterit.
Nga jeta dinamike të cilën e jetojmë,nga mungesa e kohës, nga stresi I përditshëm ,shpesh ndjemi të lodhur për tu kujdesur vazhdimisht për fëmijën dhe kështu gjejmë një zgjedhje më të shpejt ,ia japin telefonin dhe ne jemi të lirë ose ia ndezim televizorin fëmijës dhe ne jemi përsëri më të lirë. Doja të citoj mbi këtë temë,sepse tani më kemi shumë raste të këtij ‘’autizm’’ në shoqatën tone pohoi Beqiri, psikologe. Fëmijë që jetojnë në botën virtuale,që flasin anglisht, që nuk komunikojnë me askënd ,që nuk të vërejnë ty, por vetëm atë, telefonin, ipadin. Kur një fëmijë në fazën e zhvillimit të të folurit ,në vend që të këtë afër familjar dhe të komunikojë, ai para ka një telefon,një ipad.
Pasojat që ka një fëmijë që komunikon me ipad-
Dëmtim I trurit, Çrregullime mendore, Stagnon komunikimi, Nuk formon kontakt sy me sy, Nuk ka interaksion me njerëzit, Agresivitet, Izolim sociale. Në shoqatën tonë pohon Njomza Beqiri, psikologe ia vlen të theksoj një nga rastet specifike, i cili pati progres të lartë ,fal terapisë që kemi përdorur. Një fëmijë 4 vjeç, me simptoma të theksuara të autizmit (dyshimet) mirëpo u diagnostifikua me çrregullim të sjelljes dhe të të folurit. Tek ai mbizotëronte sjellja problem dhe vështirësia në formulimin e fjalive dhe artikulimin e fjalëve Fëmija që kur kishte pasur 2 vjet,ka qenë i ekspozuar shumë përpara celularit, ishte thuajse e pa mundur puna me të, protestonte më të qara,me përplasje sepse ishte mësuar askush mos ia prish rehatin. Duke aplikuar programin ,që u bë posaçërisht për të, dhe nga puna intensive nga ana e stafit, pas 2 muajsh , sjellja e tij u ulë ndjeshëm. Filloi të dëshirojë të punojë, të përmirësoj të folurit. Prindër kaloni kohë më fëmijët, luani me ato, flisni me ato dhe limitoni kohën që fëmijët kalojnë përpara celularit apo televizorit tha ajo.

 

 

e-max.it: your social media marketing partner

Please publish modules in offcanvas position.