Negative rezultatet nga 48-të kampionet e marra nga disa shkolla dhe kopshte, nuk ka raste të reja të MRSA-së

Negative rezultatet nga 48-të kampionet e marra nga disa shkolla dhe kopshte, nuk ka raste të reja të MRSA-së

Janë negative rezultatet nga 48-të kampionet e marra nga disa shkolla dhe kopshte në Çair dhe Butel, që është dashur të tregojnë nëse ka prani të bakterit MRSA. Këtyre ditëve nuk ka asnjë rast të ri me bakterin MRSA.

 

Këtë e deklaroi sot epidemiologu Aleksandar Stojanov nga Qendra për shëndet publik Shkup, i cili lidhur me atë nëse javën e kaluar tek një nxënës i Zelenikovës është konfirmuar bakteri, tha se bakteri mund të jetë në çdo shkollë dhe gjithkund në vend tjetër, se bëhet fjalë për kolonizim të bakterieve në këtë rast ky nuk është MRSA.

“Nuk ka nevojë për kurrfarë reagimi në kuptim që të merren antibiotikë. Bakteri MRSA është i rrezikshëm në kushte spitalore. Ne nuk jemi jetojmë në mjedis të sterilizuar, ne jemi tërë kohës të ekspozuar në ndonjë infeksion. Nuk kemi fëmijë të sëmurë, reagohet kur ka temperaturë, infeksion, të shprehur me shenja klinike…. Kjo është situatë normale në shoqëri, kështu që nuk ka pasur nevojë për masa të veçanta”, tha dr. Stojanov.

Theksoi se Komisioni për sëmundje ngjitëse pranë Ministrisë së Shëndetësisë kanë vendosur se nuk mundet në çdo paraqitje të drejtorëve apo nga profesorë të shkollave ku do të gjendet ndonjë bakter i këtillë, menjëherë të shkohet në Qendrën për shëndet publik që të merren brise për gjithë shkollën, të dezinfektohet etj.

Please publish modules in offcanvas position.