Mbroni fëmijët nga sëmundjet me një ushqyerje të shëndetshme

Mbroni fëmijët nga sëmundjet me një ushqyerje të shëndetshme

Me anë të një ushqyerjeje të drejtë dhe të shëndetshme ju mund të forconi sistemin imunitar të fëmijës suaj. Forcimi i sistemit imunitar që në fëmijëri luan një rol të rëndësishëm gjatë periudhës së adoleshencës. Fëmijët janë të ekspozuar ndaj infeksioneve të ndryshme të shfaqura më shpesh gjatë muajve të dimrit dhe pranverës. Sistemi imunitar i fëmijës së rritur në shtëpi nuk është forcuar krejtësisht dhe në momentin e parë kur fillon kopshtin, ai preket nga viroza apo baktere të ndryshme, të cilat i shkaktojnë bllokim të hundëve, infeksione të veshit, tablo të bronshitit i cili shoqërohet me shumë sekrecione, etj. 80 për qind e këtyre infeksioneve janë infeksione virale dhe në shumicën e rasteve nuk sugjerohet përdorimi i antibiotikëve, të cilët prishin strukturën e zorrëve dhe fytit të fëmijës dhe shtojnë rezistencën e baktereve. Forcimi i sistemit imunitar që në fëmijëri luan një rol shumë të rëndësishëm në pasjen e një jete të shëndetshme në vitet më pas. Krahas ushqyerjes së rregullt, edhe rritja e fëmijës në ambientet të shëndetshme ndikon pozitivisht në zhvillimin e sistemit imun. Fëmijët kanë nevojë edhe për mikrobet dhe bakteret përreth për të përforcuar sistemin imun. Sa më shumë që fëmija të luajë jashtë, në kontakt me natyrën dhe bashkëmoshatarët e tij, aq më rezistent do bëhet. Ushqyerja është një nga faktorët më të rëndësishëm në forcimin e sistemit imunitar. Burimi më i rëndësishëm i ushqyerjes sigurisht që është qumështi i nënës. Imunoglobinat e gjendura në qumështin e nënës i kalojnë direkt fëmijës duke formuar kështu themelin e sistemit mbrojtës imunitar. Ashtu siç ndikon negativisht ushqyerja e parregullt në çekuilibrimin e sistemit imunitar, edhe obeziteti dhe yndyrat në gjak ndikojnë negativisht në dobësimin e sistemit. Vitaminat që përmbajnë frutat dhe zarzavatet, antioksiduesit, beta karoteni, seleni, zinku, etj., forcojnë sistemin imunitar. Zarzavate si specat e kuq apo jeshil, brokoli, lakra, rrepa dhe spinaqi duhen konsumuar medoemos gjatë stinës së dimrit. Peshku dhe arra mbështesin sistemin imun me anë të yndyrave omega -3. Specialistët sugjerojnë konsumimin një herë në javë të peshkut. Nga frutat duhen konsumuar portokalli, mandarina, limoni e kivi, sepse të gjitha përmbajnë vitaminën C. Konsumimi i një portokalli, 1 kivi dhe 2 mandarinave në ditë plotëson nevojën ditore të trupit për vitaminë C. Probiotikët janë mikroorganizma të marra nga goja. Vendosen në zorrë dhe na mbrojnë ndaj baktereve dhe ndihmojnë në tretjen e ushqimit. Produkte probiotike si kosi, dhalla, trahanaja, boza etj., forcojnë sistemin tonë imunitar. Këshillohet konsumimi i kosit të përgatitur në shtëpi. Ndërsa prebiotikët mbështesin shumimin e këtyre baktereve të dobishme në zorrë. Hudhra, qepa, banania, të gjitha zarzavatet, drithërat dhe bishtajoret e thata, janë nga ky grup. Mishi, si burimi kryesor i ushqimeve proteinike, ndihmon në rritjen e fëmijëve dhe mbështet sistemin imunitar.

Please publish modules in offcanvas position.