Fëmija më shahet, çfarë duhet të bëj?

Pyetje: Kam një djalë shtatëvjeçar, prej kujt dhe ku ka dëgjuar sharjet nuk e di, por fjalët e ndyta nuk mungojnë në fjalorin e tij. Edhe pse jam duke sugjeruar çdo here përsëri është duke i përdor sharjet. Jam e dëshpëruar, ju çfarë më rekomandoni?

Para se gjithë duhet ta dimë që fëmijët janë të hapur për të mësuar. Ata mësojnë edhe gjëra të mira mirë po edhe gjera të këqija gjerat e këqija i mësojnë me lehtë.

Për fat të keq, fëmijët tanë ndonjëherë nga të afërmit, nga televizori,shokët munden të dëgjojnë sharje. Disa nga familjet po shtojnë edhe një gabim mbi këtë gabim, qeshin kur fëmija e tij flet fjalë të ndyta disa raste familjarët kënaqen kur fëmija tyre shahet. Kjo natyrisht nuk është një sjellje korrekte.

Për ti përgjigjur pyetjes suaj,  fëmijët që të heqin dorë nga këto zakone të këqija pedagogët nga këshillojnë  me këto sugjerime:

  1. Para gjumit zgjidhni një tregim ku heroi i tregimet të jetë një person i cili përdor fjalë të ndyta. Në tregimet të cilin do të lexoni mundoheni të tregoni  se heroi i tregimet kur përdor fjalë të ndyta se si nëna e tij mërzitet dhe se nga sharjet e djalit të tij si të tjerët shqetësohen.  Por assesi mos u përpiqeni të integroni heroin e tregimit me fëmijën tuaj. Mos thoni “ Ti mos u bënë si kë personi në tregim”. Ju mos u shqetësoni, fëmija juaj do të marrë mesazhin e duhur në këtë tregim.  
  2. Mësoni fjalë alternative për fjalët e shëmtuara të fëmijës suaj. Fëmija duhet të dijë se cilët fjalë duhet të përdorë në rast të zemërimi dhe nervëzimet. Në cilin rast çfarë fjalë të shëmtuara përdor në ato raste mësoni fëmijët të përdor fjalë tjera. Për shembull, tije tu zemërova shumë, më vjen keq për tije, u nervozova ose Zoti të ndihmoftë etj.
  3. Bëni një marrëveshje më fëmijën tuaj dhe jepni atij një çmim çdo orë që ai nuk përdor fjalë të shëmtuar, sipas moshës së tyre jepni dhurata. Fëmija pasi të vij prej shkollës 5-6 orë të jetë nën mbikëqyrjen e juve pa e vërejt ai, dhe në çdo ore shkoni putheni, lakmoni kokën dhe jepjani dhuratën edhe nëse ai harron. Duke ja dhuruar dhuratën bisedoni disa minuta me të dhe tregoni se pse ja keni dhuruar këtë dhuratë. Motivoni atë me dënime pozitive. Ditë pas dite shtriheni kohëzgjatjen e dhuratave, një javë më vonë jo çdo orë por në çdo dy ore. Pas një kohë përpiquni të eliminoni plotësisht këtë proces shpërblimi. Për arsye që shpërblimet nëse nuk eliminohen dhe bëhen të zakonshme gjatë kohës do e shikoni që fëmija do fillon të bëjë pazarllëk me ju.
  4. Nëse doni të mbani zhvillimin e gjuhës së fëmijëve në nivelin më të lartë, fëmijës suaj përpiquni të mësoni përmendësh poezi, të mësoj rime për në çerdhe ose të mësoj lutje të shkurta. Në këtë mënyre, ju do të identifikoni fjalët e fëmijës suaj të cilit do ti mësoj përmendsh. Me këtë metodë, ju mund të ndihmoni gjuhën e fëmijës tuaj të bëhet, buzë e bukur dhe zhvillim mendor.
  5. Përgjigjuni fjalëve të shëmtuara që fëmija juaj përdor aksidentalisht. Mos u nervozoni dhe mos e ofendoni. Tregoni se jeni shumë të mërzitur me sjelljen tij. Situatën shumë mos e dramatizoni, por bëni që fëmija juaj të ndiejë se atmosfera jua ka ndryshuar. Tregoni që jeni mërzitur me fjalët e tij, mirë po kjo mos të jetë një dënim psikologjik për at.
  6. Dhe natyrisht mbi të gjitha duhet të lutemi. Duhet të lutemi zotit që këto vese të këqija ti largon nga fëmijët tonë.

Please publish modules in offcanvas position.