Cilat janë tiparet që fëmija i trashëgon vetëm nga babai?

Ardhja e një fëmije në jetë është një nga gëzimet më të mëdha për prindërit. Jo rrallë herë ndodh që nënat dhe baballarët të duan që fëmijët t’u ngjajnë më shumë njërit prej tyre. Ka një sërë studimesh të cilat shpjegojnë ngjashmëritë e fëmijëve me prindërit e tyre.

Po cilat janë tiparet që fëmija i trashëgon vetëm nga babai?

Gjatësia – Ndër njerëz ekziston ideja se gjatësia e fëmijës është një mesatare e kombinuar nga gjatësia e nënës dhe babait. Studiuesit e gjenetikës theksojnë se kjo nuk është krejtësisht e vërtetë. Sipas tyre, është geni i babait që dominin kryesisht me rreth 3 centimetra.

Ngjyra e syve – Studiuesit e fushës theksojnë se edhe në ngjyrën e syve të fëmijëve, geni i babait është ai që dominon më shumë.

Gjinia – Në përcaktimin e gjinisë, një rol të madh luan kromozomi që dominon qelizat spermatozoide të babait.

Dhëmbët – Forma e nofullës dhe problemet që babai ka me dhëmbët mund të trashëgohen edhe tek fëmijët.

Shëndeti mendor – Problemet e shëndetit mendor të babait, në krahasim me ato të nënës, janë më lehtësisht të transmetueshme te fëmijët. Kjo vihet re në mënyrë më të theksuar në rastet e Skizofrenisë, ku ADN-ja e babait transmetohet direkt tek fëmija.

Problemet e zemrës – Tek babai ekziston një gen i cili transmetohet në mënyrë të drejpërdrejtë tek fëmija dhe që ka lidhje direkte me infarktin. Në kushtet kur babai ka probleme me zemrën, rreziku i shfaqjes së këtyre sëmundjeve tek fëmijët është në 50 përqind.

Please publish modules in offcanvas position.