Cili është ndryshimi mes mishit të peshkut dhe mishrave të tjerë?

Mishi i peshkut, ndryshe nga mishrat e tjerë, përmban me shumicë acide yndyrore të pangopura të emërtuara si 11-13 dhe omega-3. Yndymat, të cilat përmbajnë shumë acide yndyrore të pangopura, janë më pak të rrezikshmet përsa i përket shëndetit të  zemrës dhe të enëve të gjakut.

Vajrat bimore përmbajne më shumë acide yndyrore të pangopura krahasuar me  vajrat shtazore dhe ndër vajrat shtazore me  i miri  është vaji i  peshkut. Acidet yndyrore të vajit të peshkut luajnë rol të rëndësishëm në sistemin nervor dhe në shëndetin e trurit të fëmijëve. Në rastet kur këto acide mungojnë në periudhën e foshnjërisë, në moshat e mëvonshme mund të vihet re prirje drejt depresionit. Studimet kanë zbuluar se konsumi i peshkut tek të rriturit luan rol të rëndësishëm në mbrojtjen e shëndetit të zemrës dhe të enëve të gjakut. Fakti që acidet yndyrore gjenden edhe në qumështin e nënës, është në të vërtetë mëse i mjaftueshëm për të kuptuar rëndësinë e vajit të peshkut. Ky ushqim i pajisur me dobi të këtij niveli që na është ofruar në emër të shëndetit, duhet konsumuar sa më shumë të jetë e mundur dhe duhet të jemi të kujdesshëm që të jetë i freskët.

Please publish modules in offcanvas position.