Mjetet për dezinfektim ndihmojnë, por nuk janë zëvendësim për sapun dhe ujë

Larja e duarve me sapun dhe ujë dhe përdorim të mjeteve për dezinfektim të duarve janë masë e domosdoshme në mbrojtjen në luftën kundër koronavirusit dhe të gjitha viruseve në përgjithësi.

Përdorimi i mjeteve për dezinfektim është ndihma e parë nëse nuk ka qasje deri te uji dhe sapuni.

Sipas dispozitave të Administratës Amerikane për Ushqim dhe Medikamente nga viti 2029, mjetet për dezinfektim janë ato të cilat si përbërës aktiv alkool-etil, alkool-izopropil apo benzalkonium klorid.

Përbërësit e tjerë nuk janë treguar efikas në shkatërrimin e baktereve apo nuk ka fakte të mjaftueshme për këtë.

Përbërës kryesor te shumica e prodhimeve është alkooli. Në kuptimin kimik, alkooli është molekulë organike, e përbërë nga karboni, oksigjeni dhe hidrogjeni.

Etanoli është kimikat i cili ndodhet në pijet alkoolike. Propanoli dhe alkooli izopropanol-izopropilen, gjithashtu, janë alkool dhe shpesh përdoren për dezinfektim, sepse ato lehtë treten në ujë, si dhe etanoli.

Alkooli i shkatërron agensët që shkaktojnë sëmundje, kjo është patogenë, në këtë mënyrë. që i shpërbën proteinat, e përgjysmon qelizat dhe e çrregullon metabolizmin.

Solucionet janë vetëm 30 për qind alkool në mundësi deri diku t’i shkatërrojnë patogenët. Përmbajtja e alkoolit që tejkalon 60 për qind është diçka më efikas, duke shkatërruar spektër më të gjerë të baktereve dhe viruseve. Sidoqoftë, solucion më efikas është ai i cili përmban 90 deri 95 për qind alkool.

Por alkooli nuk vepron në disa mikrobe të caktuara. Mes tyre është norovirusi, i cili mund të shkaktojë diarre, si dhe parazitin Cryptosporidium, i cili shkakton kriptosporidiozë, një formë të infeksionit të zorrëve.

Mjetet për dezinfektim, gjithashtu, nuk largojnë kimikate të dëmshme siç janë pesticidet apo metalet e rënda. Ato, gjithashtu, nuk ndikojnë në shumë duar të ndyra apo të yndyrshme, për shkak se përdorimi i sapunit dhe ujit është më i dobishëm.