Tre ose më shumë vezë në javë e rritin rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Konsumimi i më shumë se tre vezëve në javë e rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe vdekjes së shpejtë tek njerëzit, në raport me ata që hanë më pak vezë, citohet në investigimin e ri të Shkollës Mjekësore pranë Universitetit Veriperëndimor në Çikago.

“Vezët, veçanërisht të verdhat, janë burim kryesor i kolesterolit dietik. Ngrënia e 300 miliagramëve shtesë kolesterol në ditë e rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës për 3,2 për qind dhe atë të vdekjeve të shpejta për 4,4 për qind. Një vezë përmban 186 miligramë kolesterol, citohet në raportin e shefit të investigimit Viktor Zhong.

Investigimi bazohet në të dhënat e 29.000 amerikanëve me moshë mesatare prej 17,5 vjet. Prej tyre 5.400 kanë probleme me zemrën, ndërsa 1.302 kanë qenë raste që kanë përfunduar me vdekje.