Obeziteti më keq se lufta!

Obeziteti më keq se lufta!

Është vlerësuar se lufta kundra obezitetit (kileve të tepërta) kushton aq sa përgatitjet që bëhen për në luftë dhe se çdo vit bëhet 2 trilion dollar harxhim në këtë rrugë.

Instituti Global McKinsey ka vlerësuar koston globale të obezitetit, ku thuhet se që ditën e sodit në mbarë botën 1 nga çdo 3 persona (2 miliardë njerëz) është obez ose me kile të tepërta, dhe se obeziteti bashkë me harxhimet për shërim hap rrugë për një humbje prej 2,8% në ekonominë globale. Sipas hulumtimit, 5% i rasteve të vdekjes në botë bëhet shkak i obezitetit. Për të mësuar se vallë një person është obez ose jo definohet me indeksin e masës trupore (pjestimi i kileve me lartësinë trupore). Nëse indeksi i masës trupore në një person është mes 30 dhe 40, atëherë këta persona janë obez. Instituti, shteteve të cilët janë nën atakun e një vetie tillë që është shndërruar në një epidemi globale, u ka ofruar 44 këshilla. Kampanja për shëndetësi publike, intervenim në ushqimet shkollore dhe rritja e sigurimit tek ushqimet vijnë në fillim të tyre.

Përfundimet shëndetësore të obezitetit

10%
10% të rasteve të kancerit janë shkak i obezitetit

25%
Mundësia e personave obez për të rënë në depresion është 25% më e lartë se të tjerët

30%
30% e personave me sëmundje psikike janë obez

33%
Mundësia për me qenë me astmë është 33% më e lartë

50%
50% e të sëmurëve nga diabeti janë obez

150%
Mundësia e personave obez për të qenë të sëmurë nga shtypja është 150% më e lartë se të tjerët

104%
Mundësia e personave obez për të qenë preh e sëmundjes nga zemra është 104% më e lartë

200%
Mundësia e fëmijëve obez për t’u kapur nga sëmundja Multipla Skleroza (MS) është 200% më e lartë

Burimi: Qendrat për Kontroll dhe Pengim të Sëmundjeve HEALTHHE0360

Please publish modules in offcanvas position.