Zgjimi i hershëm çon drejt rreziqeve për sëmundje të ndryshme

Zgjimi i hershëm çon drejt rreziqeve për sëmundje të ndryshme

Organizmi i njeriut është krijuar në mënyrë që, ditën të punojë, ndërsa natën të pushojë. Për shkak të pasojave të caktuara të kësaj, specialistët e gjenetikës nga Universiteti i Alabamës mendojnë se zgjimi i hershëm sjellë rrezik më të madh nga disa sëmundje.

Disa njerëz bien në gjumë herët dhe ngrihen herët, ndërsa të tjerë, përkundrazi preferojnë të zgjohen rreth mesditës. Kjo, siç shpjegojnë ekspertët, janë pasoja evolutive në trupin tonë, dhe përpjekja për t’i korrigjuar, me shumë gjasa nuk do të ketë rezultate të mira, përveç zvogëlimit të efektivitetit të njeriut.

Dalja nga “ritmi” i i gjumit çon në mënyrë të pashmangshme në sëmundje neurologjike, shtim i peshës, madje edhe arteriosklerozë. Sipas njohurive të përgjithshme, për një ditë plotësisht produktive, njeriu duhet të flejë nga shtatë deri në nëntë orë. Sipas kësaj, nëse dikush duhet të zgjohet në orën 4:30 atëherë duhet të shkojë në shtrat në orën 21:30.

Me dëshirën të që arrijnë efektivitet më të madh, njerëzit tentojnë të zgjohen më herët, ndërsa kjo çon kah problemet me sistemin nervor dhe të gjakut. Shkencëtarët përmes një eksperimenti kanë treguar se ata të cilët zgjohen para orës pesë, jo vetëm që nuk janë më produktivë, por edhe i bëjnë dëm shëndetit.

Më në fund, këshilla është: dita e punës duhet të përputhet me gjumin e njeriut, e jo anasjelltas.