Kafeja është një ndër pijet më të konsumuara në të gjithë botën, e përbërë prej kokrrave të thara (pjekura) të kafesë, që rrjedhin nga druri i kafesë.
Ne të gjithë e konsumojmë kafe, disa më pak e disa më shumë. Madje shumë prej nesh nuk mund ta nisin ditën pa konsumuar fillimisht filxhanin e kafes.
TË MIRAT E SAJ:
Antioksiduesit. Kafeja është e mbushur me antioksidues, sikurse acidi klorogjenik dhe melanoidi. Antioksiduesit ndihmojnë në pengimin e oksidimit, proces qe shkakton dëmtimin e qelizave dhe kontribuon në plakje. Melanoidët nga kafja e pjekur kanë efekte antioksidues, pavarësisht nga mënyra se si është trajtuar kafja.
Sëmundja e Parkinsonit. Konsumimi i rregullt i kafes zvogëlon rrezikun e sëmundjes së Parkinsonit. Një numër studimesh kanë treguar se njerëzit që pijnë kafe rregullisht kanë shumë më pak gjasa të zhvillojnë sëmundjen e Parkinsonit.
Diabeti. Konsumimi i kafes është potencialisht proaktiv kundër zhvillimit te diabetit tip 2. Një studim prospektiv në kohë si pjesë e US Nurses Health Study ka zbuluar se konsumimi i matur si i kafesë së dekafenizuar dhe asaj te kafenizuar mund të zvogëlojnë rrezikun e diabetit tip 2 tek gratë në moshë të re dhe ato në moshë mesatare..Gurët ne Veshkë. Konsumimi i kafes ul rrezikun e formimit të gurëve në veshka. Kafja rrit vëllimin e urines, dhe kështu parandalon kristalizimin e kalciumit te acidit oksalik, komponenti kryesor më i zakonshëm i gurëve në veshka.
TË KËQIJAT E SAJ:
Sëmundjet koronare të zemrës. Lidhja mes konsumit të kafesë dhe rrezikut për sëmundje kardiovaskulare është ekzaminuar në shumë studime, por rezultatet mbesin kontradiktore. Shumica e studimeve prospektive në kohë nuk kanë zbuluar që konsumi i kafesë të jetë i lidhur me rritje të rëndësishme të rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare.
Enët e gjakut. Kafeja ndikon negativisht tek tonusi dhe funksioni i enëve të gjakut (rrit ngurtësinë arteriale dhe rezistencës)
Presioni i gjakut. Edhe pse konsumimi i kafes nuk është faktor i rëndësishëm i hipertensionit, prapë prodhon efekte jo të favorshme në shtypjen e gjakut dhe njerëzit e predispozuar ndaj hipertensionit, mund të jenë më të cënuar. Një studim i fundit italian ka zbuluar se pirja e kafesë mund të rrisë shumë pak riskun për zhvillim të hipertensionit tek persona me presion pak të rritur të gjakut.
Varësi. Kafeina është drogë, një simulante e sistemit nervor qendror, dhe prodhon varësi. Tërheqja nga kafeina është një sindromë reale. Ju mund të përjetoni disa ditë me kokë dhimbje dhe irritim, nëse vendosni të eliminoni pirjen e kafesë.