Higjiena e gojës

Nuk thuhet kot se dhëmbët e shëndoshë, ruajnë trupin e shëndoshë.

  • Pastrimi i dhëmbëve duhet bërë pas çdo ngrënie  (2 deri në 3 herë në ditë), sidomos para gjumit.
  • Përdorni gjithmonë pastë me shumë fluor dhe shpëlajeni gojën që të mos ngelet pastë në dhëmbë. Furçën ndërrojeni çdo 3-4 muaj dhe përdorni çdo ditë fillin dentar.
  • Evitimi i ëmbëlsirave është thuajse i pamundur, ndaj duhet të bëjmë kujdes duke mos e tepruar si dhe të pastrojmë dhëmbët pas çdo ngrënieje.
  • Qumështi dhe uji mineral janë shumë të rëndësishëm për dhëmbët tuaj.
  • Nëse u jepni ilaçe fëmijëve, sipas mundësive, përdorni ilaçe që nuk përmbajnë sheqer.
  • Përdorimi i çamçakëzëve pa sheqer pas ushqimit, rrit rrjedhjen e pështymës, e cila luan një rol të rëndësishëm në pastrimin e gojës.
  • Fëmijëve duhet t’u mësohet higjiena orale dhe sa më herët të jetë e mundur.
  • Bëni kontroll dentar sipas intervaleve të rekomanduara nga dentisti juaj (të paktën një herë në vit) për dhënien e këshillave dhe zbulimin e hershëm të prishjes së dhëmbit.