Dietë tetorëshe e cila nuk ju tregon saktë se çka të hani

Një dietë tetorëshe është regjim i dobësimit e menduar nga Dejvid Zinçenko, autor i librit të popullarizuar “Hani këtë e jo atë” (Eat This Not That).

Çelësi për dietën tetorëshe është në atë që – të hahet vetëm në tetë orë të caktuara, ndërsa 16 të tjerat – të agjërohet. Nuk ka rregulla të rrepta saktë se cili ushqim duhet të konsumohet, por se kur ai konsumohet. Vetëm duhet ta përcaktoni atë kornizë prej tetë orëve dhe ta respektoni atë.

Megjithatë, kjo nuk nënkupton se mund të jetoni vetëm me patatina dhe hamburgerë. Rezultate më të mira arrihen nëse konsumoni ushqim të shëndetshëm në shujtat e ditës.