Ushqimi i njëjtë tre ditë me radhë është i dëmshëm për njeriun

Sipas nutricionistit rus Rima Mojsenko, konsumimi i ushqimit të njëjtë më shumë se dy ditë me radhë, është i rrezikshëm për shëndetin.

“Në ditën e tretë ngrënia e ushqimit të njëjtë, veçanërisht ai i pasur me proteina, e shkatërron imunitetin. Krijohet një kompleks imunologjik, i cili e ngadalëson sekretimin e enzimës”, thotë Mojsenko.

Ai sqaron edhe se ushqimi i ndryshëm ka ndikim të dobishëm mbi sistemin mikrobiologjik, që ndihmon të rritet absorbimi i të gjitha materieve ushqyese të ushqimit. Megjithatë, nëse në cilëndo mënyrë prishet rendi i ushqimit, mund të paraqitet mbipesha.

Mojsenko më tutje thekson se duhet të ushqehemi rregullisht dhe – ngadalë, si dhe të mos pimë ujë me ushqimin.