Bateria që zgjat 100 ditë

Bateria që zgjat 100 ditë

Tesla ka përfunduar ndërtimin e baterisë më të madhe të litiumit në Australi, i cili parashikohet të ketë një jetëgjatësi prej 100 ditësh pa e hequr baterinë.
Lajmi bëhet i ditur nga zyrtarët e Australisë Jugore.

Tesla fitoi ofertën në korrik, për të ndërtuar një paketë baterish prej 129 megavat orë për Australinë e Jugut, shteti më i varur nga energjia e erës. Elon Musk u zotua në atë kohë se brenda 100 ditëve të firmosjes së kontratës do ta përfundonte.
Kur marrëveshja e lidhjes së rrjetit u nënshkrua, më 29 shtator, Tesla ishte në gjysëm të rrugës për të instaluar paketat e baterive. “Teksa të tjerët vetëm flasin, ne dorëzojmë planin tonë të energjisë, duke e bërë Australinë e Jugut më të vetëmjaftueshme, dhe duke siguruar energji për australianët këtë verë”, thotë në një deklaratë, kryeministri i Australisë së Jugut, Jay Weatherill.
Tregu australian i energjisë kishte paralajmëruar se furnizimi me energji këtë verë do të kishte vështirësi, veçanërisht për Australinë jugore dhe fqinjen e saj Victoria, pas mbylljes së një prej termocentraleve më të mëdhenj të vendit në Mars.

 

Please publish modules in offcanvas position.