‘The Wall’, televizori i parë modular nga Samsung

‘The Wall’, televizori i parë modular nga Samsung

The Wall është televizori i së ardhmes që Samsung prezantoi në panairin e CES në Las Vegas. Një ekran prej 146 polsh për të treguar fuqinë e një teknologjie që ka të gjitha avantazhet e Oled.

Kompania koreane është fokusuar tek teknologjia MicroLed, që konsumon pak dhe zgjasin më shumë. The Wall është ende një prototip, por na jep idenë se çfarë është duke programuar Samsung.

Ky është televizori i parë “modular”. MicroLed, ashtu si emri, janë mikroskopike dhe inorganike, në gjendje të krijojnë dritë autonome.

Samsung synon që të lidhë të gjitha pajisjet e saj bashkë në një platformë, që nga smartphone, pajisjet elektroshtëpiake e deri tek makinat, të quajtur SmartThing.

Eshtë një farë interneti i gjërave, ku në qendër është televizori, televizor inteligjent.