Shazami njeh këngët, aplikacioni më i ri do të njohë njerëzit

Shazami njeh këngët, aplikacioni më i ri do të njohë njerëzit

Teknologjia ecen me ritme aq të shpejta saqë çdo ditë del diçka që na habit.

Së shpejti do të krijohet aplikacioni që njeh njerëzit, ai skanon fytyrat dhe sjell një profil me informacion rreth personit duke përfshirë lidhjet me profilet e tyre të mediave sociale.

Teknologjia e shtuar nga firma me qendër në Londër Blippar, mund të njohë mbi 400,000 figura publike dhe ka një normë të saktësisë më shumë se 99%.