"Autostradë transparente" në Kinë

"Autostradë transparente" në Kinë

Unaza në autostradën afër qytetit kinez Xhinan është bërë me aks prej një kilometri të punuar nga i ashtuquajturi "betoni transparent", nën të cilin janë vendosur panele solare.

Panelet përfshijnë 5.875 metër katror dhe mund të prodhojnë milion kilovat orë energji elektrike në vit, që është mjaftueshëm për nevojat e 800 shtëpive.

Energjia elektrike nga panelet do të shfrytëzohet për ndriçimin e autostradës, tuneleve, si dhe për furnizimin e kamerave dhe të pikave pagesore.

Tash për tash, ky aks është në fazën e testimit.

Është planifikuar që në të ardhmen "autostradat solare" të këtilla të shërbejnë edhe gjatë mbushjes së elektromobilave në lëvizje, por edhe për internet lidhje.