Facebook sjell rubrikën ‘Today In’

Facebook sjell rubrikën ‘Today In’

Rrjeti social Facebook po teston që brenda aplikacionit të ofrojë një rubrikë të re, e cila do të përbëhet tërësisht nga lajmet lokale, ngjarjet dhe njoftimet.

Kjo hapësirë do të quhet “Today In”. Burimet e informacionit do të kontrollohen nga njerëzit, ndërsa inteligjenca artificiale do të ndihmonte në nxjerrjen e përmbajtjes.

New Orleans, Little Rock, Billings, Peoria, Olympia dhe Binghamton janë qytetet e para që kanë nisur testet për këtë rubrikë.

Përdoruesit e lokalizuar në atë zonë do të mund të kenë rubrikën për të parë informacione të mara nga mediat lokale.

Në nëntor, Facebook gjithashtu rishkroi aplikacionin e saj të pavarur të ngjarjeve, duke e quajtur atë “Facebook Local”, i cili do t’iu ndihmon përdoruesve se ku mund të gjejnë restorante dhe ngjarje.