5 këshilla që ju mbrojnë privatësinë në telefon

5 këshilla që ju mbrojnë privatësinë në telefon

Qëndrimi i gjatë në internet ka bërë që privatësia të jetë e rrezikuar. Më poshtë do të lexoni disa këshilla sesi të mbroni telefonin dhe veten tuaj nga sulmet e ndryshme.

  • Së pari, mos përdor llogaritë e hapura në rrjetet sociale për t’u futur në një faqe të tretë. Si shembull, mos përdorni emrin e përdorimit dhe fjalëkalimin e Facebook për t’u futu në CandyCrush, apo lojëra të tjera që ofron përmes këtij rrjeti social.
  • Së dyti, i dentifikoni dhe më pas anuloni të gjitha të drejtat që u keni dhënë aplikacioneve apo platformave sociale në telefonin tuaj.
  • Së treti, çaktivizoni apikacionet që ju gjurmojnë e vendndodhjen tuaj (Location trackers). Askujt s’ka ç’i duhet vendndodhja juaj.
  • Së katërti, çaktivizoni opsionin që lidh telefonin tuaj në mënyrë automatike me një wireless publik. Por të qenë të qetë kudo që lundroni me pajisjen tuaj, sidomos nëse në tek ruani të dhëna për llogarinë tuaj bankare, ju nevojitet një lidhje me një internet të sigurtë.
  • Së pesti, vendosini pajisjes tuaj një kod sigurie të fortë dhe me gjashtë shifra, sigurisht duke shmangur 1,2,3,4,5,6.

Please publish modules in offcanvas position.