Robotë-ujq do t'i mbrojnë të mbjellat bujqësore në Japoni

Robotë-ujq do t'i mbrojnë të mbjellat bujqësore në Japoni

Robotë-ujq do t'u ndihmojnë fermerëve në Japoni që t'i mbrojnë të mbjellat bujqësore dhe fermat, shkrua "Dejli meil".

"Ujqit" janë testuar verën e kaluar në veri të Japonisë. Kanë dukje frikësuese - me dhëmbë të mprehtë dhe sy të kuq, munden edhe të rënkojnë, ndërsa detyra e tyre kryesore është që t'i frikësojnë dhe përzënë plaçkitësit dhe gangsterët, si mes kafshëve, ashtu edhe mes njerëzve.

Çmimi i një roboti "komplet" është 5.000 dollarë. Punojnë në bateri solare.