Sensori që regjistron ushqimet dhe vlerat që marrim gjatë ditës

Sensori që regjistron ushqimet dhe vlerat që marrim gjatë ditës

Është zhvilluar një sensor i ri që mund të gjurmojë atë që ju po hani. Sensorët e vegjël janë krijuar nga një ekip studiuesish nga Shkolla e Inxhinierisë së Universitetit Tufts, në Medford.

Nëpërmjet rrjetit Wi-fi, sensori është në gjëndje të regjistrojë të gjitha ushqimet që konsumojmë gjatë ditës dhe në këtë formë mund të gjejmë vlerat ushqyese në organizmin tonë.

Tani  mund të marrim informacion për çdo gjë: që nga kripërat, glukoza  të cilat mblidhen lehtë dhe në mënyrë efikase.

Sensori prej 2 milimetrash vendoset në dhëmbë dhe nuk ka efekte anësore. Të dhënat raportohen në kohë reale dhe aty mund të shihen të gjitha vlerat ushqimore dhe kimikatet që ato përmbajnë.

Sensorët përbëhen nga tre shtresa: një shtresë qendrore “bioresponsive” që absorbon përbërësit ushqimor dhe shtresat e jashtme të përbëra nga dy unaza ari në formë katrore.

Së bashku, të tre shtresat veprojnë si një antenë e vogël: për mbledhjen dhe transmetimin e valëve në spektrin e radiofrekuencës. Sensori ndryshon ngjyrën e tij nëse ushqimi që po konsumon ka më shumë kripë apo ka përmbajtje kimikatesh të lartë.

Please publish modules in offcanvas position.