Rrjeti social Facebook ka shtuar një mori të karakteristikave të reja për transmetimin "Live", duke lejuar përdoruesit të postojnë video në kohështrirjen e tyre.
"Facebook Live" është një veçori që është lëshuar për përdoruesit vitin e kaluar, fillimisht për figurat publike, ndërsa tani të gjithë përdoruesit në SHBA. Facebook tani shpreson që përdoruesit e tjerë do të transmetojnë "Live" ngjarje të ndryshme. Po ashtu, rrjeti social më i madh në botë, ka lëshuar një seri të karakteristikave që ofrojnë mënyra të tjera për t’iu bashkuar me ngjarjet “Live”. Pjesë tjetër e kësaj veçori është filtrat nga të cilat përbëhet ajo si një mënyrë që përdoruesit të përdorin filtrat e duhura duke zgjedhë opsione të ndryshme si bardhë e zi ose me opsione të tjera.