Facebook krijoi shkopin e selfie-ve të RV

Gjatë ditës së dytë të konferencës F8 të Facebook, kompania prezantoi demonstrimin e prototipit të saj të fundit të programit të realiteti virtual ToyBox. Por ky version ofroi një kthesë të madhe: Selfie (foto të vet-bëra) RV.

Në mes të idesë së tij kryesore, CTO i Facebook Mike Schroepfer veshi një pajisje të Oculus Rift dhe takoi një person tjetër në RV në një lokalizim të largët. Versioni i vjetër i demonstrimit të ToyBox, të cilin e pamë në Tetor, ishte një ndeshje ping-pong-u virtuale në kohë reale. Por këtë herë, pas pak llomotitjeve, Schroepfer udhëtoi bashkë me mikun e tij drejt një mjedisi kompjuterik tre dimensional, 360-gradë: Londër. Sapo mbërritën, përdoruesi i largët luajti rolin e një drejtuesi turistik, duke i treguar personit që kishte veshur Oculus në skenë rreth një fotoje statike 360-gradë të Londrës. Duke përdorur një sistem të tillë, së bashku me pajisjet Oculus, një drejtues turistik lokal mund t’i japë një personi tjetër një turne të plotë të një lokalizimi pa qenë nevoja që personi të hipi në një avion. Por asnjë turne nuk është i plotësuar pa një selfie, dhe këtu është ku Facebook na çuditi. Përdoruesi i largët nxori një shkop selfie VR, i cili kishte një pasqyrë virtuale në fund, dhe vendosi kokën e tij të RV pranë kokës së Schroepfer të RV, duke i lejuar ata të bëjnë një selfie të RV së bashku në Londër nga rehatia e vendit të tyre përkatës. Sigurisht, selie nuk shfaq fytyrat e tyre të vërteta, por disi çuditshëm, një vizatim shumë-këndor të fytyrave të tyre, por demonstrimi ishte sërish befasuese. Dhe është thjesht çështje kohe kur ne do mund të shohim fytyrat reale në mjedise të tilla- dhe këtu gjërat bëhen vërtet interesante. Ky demonstrim është thjesht një prototip, dhe ende nuk është i vlefshëm për shitje por sërish...uou.

Please publish modules in offcanvas position.