Biçikletë fluturuese! (VIDEO)

Ish-hidrauliku Colin Furze, ka bërë të mundur ndërtimin e një pajisje të njohur si "hoverbike", e cila është në formën e biçikletës, por që mund edhe të fluturojë.

Ndërtimin e kësaj pajisje Furze e ka bërë në shtëpinë e tij dhe në momentin që e ka hedhë në testim ka rezultuar të jetë e suksesshme. Kjo është pajisja e parë e këtij lloji, e cila falë ndërtimit të saj, arrin edhe të fluturojë. Në një video të publikuar në youtube, Furze tregon se nuk ka kualifikime inxhinierie apo përvojë të fluturimit, por është i impresionuar me krijimin e tij. "Më në fund, ideja ime e çmendur është realizuar në realitet, por kjo gjë tregon se gjërat e reja mund të çojnë në rezultate të mahnitshme. Kjo nuk është shpikja e parë e çuditshme e tij, pasi që Furze ka rekordin botëror në Guinnes për karrocën më të shpejtë në botë.

Please publish modules in offcanvas position.